Celine Dion anulon turneun për shkak të bashkëshortit.

Postuar në 15 Gusht, 2014 04:35

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka anuluar turneun në Azi, si dhe koncertet në Las Vegas. Shkak për anullimin e tyre është bërë sëmundja e bashkëshortit të këngëtares, i cili vuan nga kanceri.

“Do t’i përkushtohem 100% fëmijëve dhe bashkëshortit tim, do të përqendroj të gjitha energjitë dhe forcën time për shërimin e burrit tim” – ka deklaruar Dion.

Bashkëshorti i këngetares pritet që në muajin Dhjetor të këtij viti t’i nënshtrohet operacionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.