Cameron Diaz: Femrat tërhiqen seksualisht nga femrat.

Postuar në 28 Mars, 2014 12:51

Bukuroshja Cameron Diaz ka thënë në një intervistë për revistën ‘Glamour’ se i pëlqen femrat dhe se çdo femër ka tendenca lesbikeje në një fazë të caktuar të jetës.
“Mendoj se femrat janë shumë, shumë të bukura. Gjithashtu mendoj se çdo femër ka një moment në jetën e saj që është e tërhequr nga femrat e tjera”, tha aktorja 41-vjeçare.
Ky nuk është rasti i  parë që Cameron Diaz ka shprehur pëlqimin e saj për femrat. Edhe në vitin 2010 ka zbuluar se ka pasur raste që është tërhequr seksualisht nga femra, por saktësoi se kjo gjë nuk e bënte lesbike.
Aktorja theksoi gjithashtu se tani që nuk është më e re, rolet që i ofrohen janë shumë më të mira. “Rolet e vjetra janë më të mirat për femrat, kur je e re roli të kthen në objekt”, shpjegoi Diaz.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.