Bushati i bindur që asnjë shtet nuk heziton për statusin, as Greqia... pavarësisht “çështjes çame”

Ministri i Jashtëm, Bushati,po tenton të fashitë frikën për hezitimin e disa vendeve për dhënien e statusit. Edhe pse
Ai i ka thënë Radio “Kosovës” se “nuk flasim për vende të cilat janë dyshuese, por për vende që përgjithësisht kanë një qëndrim më të përmbajtur ndaj politikës së zgjerimit.
Frikën se Greqia mund të na bllokojë statusin, Ministri i Jashtëm e hodhi poshtë duke thënë se “[Greqia] është partner strategjik në politikën tonë të jashtme, është një vend, i cili ka një mbështetje të qartë për sa i përket politikës së zgjerimit” duke u shprehur se “se nuk ka pretendime territoriale në raportet dypalëshe Shqipëri Greqi. Dhe, është mirë që të ndajmë qëndrimin e qartë dhe të paekuivokë të zyrtarëve grekë dhe shqiptarë, ato që konsiderohen ndryshe si ‘qëndrime zyrtare’ dhe qëndrimet që vijnë nga qarqe periferike dhe që duan të mbajnë gjallë ndjenjën e konfliktit.”
Për Bushatin, Greqia është një partner strategjik pavarësisht se kemi mospërputhje për një pjesë e çështjeve të së shkuarës, “siç është edhe rasti i asaj që njihet si ‘çështja çame’, apo çështje që kanë lindur së fundmi (10-15 vjetët e fundit), që nuk janë adresuar ende siç duhet në përputhje me parimet e së drejtës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare.”
k.c.
Comments
Bushati eshte "njeriu qe qesh
<p>Bushati eshte "njeriu qe qesh II". I pari eshte Luli qe qesh nga frustrimi qe nuk e ka situaten ne dore. Por menjehere pas Lulit, vjen Bushati qe qesh se i duket sikur e ka situaten ne dore. </p>
Add new comment