Brosnan: Tmerrohem kur e kujtoj rolin e James Bondit.
Pierce Brosnan nuk mendon se ai ka bërë punë të mirë si James Bond.
Brosnan ka luajtur në rolin e Bond në “Golden Eye”, në vitin 1995 dhe ka mbetur në atë rol deri më 2002 kur përfundoi filmin e katërt. Në 2006-n Daniel Craig mori rolin e Bondit për filmin “Casino Royale”.
“Ishte shumë e vështirë për mua që ta kuptoja domethënien. Dhuna nuk ishte reale, forca e aktorit nuk ishte kurrë e dukshme. Ishte shumë e qetë gjithçka ishte sipërfaqësore. Pastaj kjo ka ndikuar me mos-sigurinë time për të luajtur atë rol. Unë nuk kam dëshirë ta shikoj veten time si James Bond. Është ndjenjë e tmerrshme”, ka thënë aktori 60 vjeçar.
Add new comment