Brangelina, tatuazhe të njëjta për martesë.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie po planifikojnë të bëjnë tatuazhe të njëjta për martesën e tyre, e cila pritet të bëhet së afërmi.
Sipas RadarOnline, çifti - të cilët rrisin gjashtë fëmijë së bashkë - kanë vendosur që "t'i japin fund bashkëjetesës duke kurorëzuar pas një lidhje të gjatë".
"Por në këtë rast ata dëshirojnë të bëjnë diçka të veçantë, ndoshta pak jo e zakontë për një ngjarje të tillë por ata do të bëjnë të njëjtin dizajn dhe do vendosin tatuazhet e tyre në vendet e njëjta në trup", tha një burim i afër me çiftin.
"Brad ende duket si adoleshent, dhe ai dhe Angelina kanë vendosur të kenë tatuazhe të njëjta. Ai e ka lejuar Angelinan që të vendos ku dhe çfarë tatuazhesh të bëjnë", tha ky burim.
Add new comment