Biberaj: Do bashkoj demokratët. Patozi: Refuzoj me neveri sharlatanët

Dy deklarata në distancë dhe pa emra të përveçëm, e kanë nxehur që herët, (sado që vetëm virtualisht) garën e brendshme për kryetarin e ri të PD-së këtë pasdite. Me anë të një njoftimi në fb, ish deputeti Aleksandër Biberaj pohon: “Pas inkurajimit që kam marrë gjatë këtyre ditëve nga shumë demokratë në të gjithë Shqipërinë, kam vendosur të shpall kandidimin për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Nëpërmjet kandidimit tim synoj të ringjall vlerat më të mira të demokracisë, të institucionalizoj mirë-funksionimin e demokracisë së brendshme, bazuar në konkurrencën e ndershme, në meritokracinë dhe kontributet e gjithësecilit… Synoj gjithashtu që të bashkoj të gjithë demokratët në këto ditë të vështira, duke respektuar vlerat dhe kontributin e gjithësecilit”.
Ndërsa nënkryetari aktual Astrit Patozi, duke pohuar moskandidimin e tij pasi është pjesë e përgjegjësisë së humbjes, shton se “do të vlerësoj dhe respektoj çdo kandidaturë dinjitoze, por do të hedh poshtë me neveri çdo sharlatan i cili përpiqet të përfitojë diçka në këtë proces, krejtësisht normal dhe demokratik”. Për kë ta ketë pasur vallë? S’ka nevojë për shumë imagjinatë.
Re.Pu
Comments
ALEKSANDER, 1. LOJA ESHTE E

ALEKSANDER,

1. LOJA ESHTE E QARTE, MOR BURRE, SI NUK E KUPTON? KJO TREGON SE NUK KE KUPTUAR ASGJE NGA "KURSI" QE KE BERE NE PARTINE DEMOKRATIKE...

2. SIKUR TE MOS QENDRONTE PIKA 1, TI VETEM SE JE "I DENUAR" TE KESH TE NJEJTEN ORIGJINE ME ISH-KRYETARIN E PD-se, NUK KE ASNJE SHANS PER FITORE...

3. NESE DO TE KATANDISESH SI MAQO PERBALLE EDIT, ATEHERE KJO ESHTE E DREJTA JOTE...

Ne se Biberaj, per te cilin
Ne se Biberaj, per te cilin kam shume respekt, do te kishte qendruar ne PD atehere kjo levizje do kishte kuptim. Por ai u largua dhe nuk eshte kthyer ne radhet e saj.
Ne rast se Biberaj e ka seriozisht reformimin e te djathes, ai nuk ka perse te kerkoje kryesine e nje ngrehine qe politiksht nuk ka ideologji te vertete, por eshte nje grupim klanesh nen kontrollin e Berishes.
E djathta ka nevoje te qartesoje vetveten. cfare perfaqeson, cfare ideologjie ka, cfare politikash ekonomike e sociale perbejne boshtine saj.
E djathta ka nevoje te largohet nga cdo hije e njerezve te lidhur me komunistet dhe ish-komunistet dhe grupet ekonomike mafioze.
E djathta duhet te pastroje veten edhe nga njerez si Berisha e Mediu e soji i tyre, dosjet e Sigurimit te te cileve kur te hapen do te tregojne se keta ishin komunistet e vertete te Enverit.
Biberaj eshte i mencur, porai ska cfare ben ne PD.
Biberaj thjesht po tregon qe

Biberaj thjesht po tregon qe eshte nje sharlatan ne lojen e Berishes. C'kuptim ka te kandidosh ne nje gare pa rregulla? Supozojme se u zgjodh Biberaj. E pastaj? Do te themi (ne qe jemi per demokraci ne PD) qe e zgjodhi Sala. Sepse nuk ka si te ndodhe ndryshe nqs nuk ka zgjedhje me rregulla te qarta e ne kushte te barabarta. Supozojme ne te kundert se nuk fitoi Biberaj. Atehere ka per te qene ky i pari qe do te thote qe ia vodhe votat apo ia punuan si Bamiri perpara jo me shume se dy muajsh!

Add new comment