Beyonce pjesë e filmit erotik ’50 Hijet e Grey’

Këngëtarja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, një klip të shkurtë, që paralajmëron trilerin e filmit.Në përpunimin e novelës ’50 Shades of Grey’ për ekranin e madh, që do të mbajë të njëjtin emër janë duke u bërë regjistrimet e fundit.
Trileri zyrtar do të lansohet me 24 korrik, ndërsa filmi do të shfaqet për publik më 14 shkurt 2015.
Se çfarë përmban filmi nuk e dimë, por deri më tash në klipin e Beyonce, po e shohim kryepërsonazhin Cristian Grey duke shikuar nga dritarja e zyrës, një femër duke ngrehur lartë fustanin dhe po, frymëmarrjen e thellë të Beyonces.
Novela e erotike E. L. James, që është bërë fenomen në mbarë botën, pritet të ketë të njëjtin sukses dhe në adoptimin për film.
Këngëtarja shqiptare Rita Ora, është pjesë e këtij filmi, ku do të ketë rolin e motrës së Anastasias, që është e dashura e Grey.
Add new comment