Berisha pret numërimin e fundit, por festimet e së majtës nuk presin

Postuar në 25 Qershor, 2013 12:44

 

Nga çasti në çast (kjo e thënë prej dy orësh) pritet dalja publike e kryeministrit Berisha për të pranuar humbjen e thellë elektorale të PD-së dhe aleatëve. Por me ikjen e vapës dhe ardhjen e freskisë, janë simpatizantët e së majtës ata që nuk kanë pritur dot më. Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe sheshi Skënderbej po rrihet nga makinat e mbuluara me flamuj të PS-së dhe LSI-së, të cilat rrotullohen nëpër shesh dhe u bien borive, sidomos kur nuhasin praninë e kamerave. Sidoqoftë, për përmasat dhe rezultatin historik të fitores, këto festime janë krejt modeste e të përmbajtura, dhe ky është lajm i mirë. Më herët, kreu i PDS-së Paskal Milo uroi në selinë rozë kryetarin Edi Rama, dhe i kërkoi Berishës të mos e vonojë më aktin civil të pranimit të humbjes.  

 

Re.Pu

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.