Beckham bamirësi për nënat me AIDS, nxjerr në shitje 600 veshje.

Këngëtarja 40 vjeçare e Spice GIRL do të shesë 600 artikuj personal nga garderoba e saj. Lekët që do të grumbullohen nga këto shitje do të shkojnë në ndihmë të grave me probleme ekonomike.
“Çdo veshje e vetme që kam nxjerrë në shitje mbart në vetvete shumë kujtime”, ka thënë VICTORIA në videon shoqëruese. “Shumë, me të vërtetë shumë kujtime nga jeta jonë e lumtur, imja e Davidit dhe e fëmijëve në ngjarje të ndryshme ku kemi marrë pjesë. Shumë nga këto veshje janë bërë posaçërisht për mua nga stilistë të njohur, është shprehur Victoria.
Veshjet e Victoria do të dalin në shitje në datat 20-25 gusht dhe njerëzit duhet të regjistrohen në Ëebsite për të pasur mundësi që të blejnë gjërat personale të Victorias.
Të gjitha të ardhurat nga shitjet do t’i dhurohen mothers2mothers, një organizatë jofitimprurëSE që mbështet nënat që jetojnë me HIV.
“Si gra, ne kemi përgjegjësinë për të ndihmuar dhe për të mbështetur gratë e tjera, të bëjmë aq sa mundemi për të ndihmuar”, ka thënë VIKTORIA, nëna e katër fëmijëve pasi pa nga afër punën e fondacionit bamirës mothers2mothers në Afrikën e Jugut.
BECKHAM tha se ajo mendonte se ishte më e rëndësishme të mblidhte para nga rrobat që ajo nuk i përdor më, sesa t’i ruante ato për vajzën e saj Harper.
Në nëntor të viti 2013 Beckham i dhuroi një pjesë të garderobës së saj të papërdorshme, Dyqanit Bamirës të Kryqit të Kuq në Perëndim të Londrës.
Add new comment