BE-ja i ofron çelje të negociatave për MSA me Kosovën dhe për anëtarësimin e Serbisë, një lajm që përbën lajm

Postuar në 26 Qershor, 2013 03:02

Kur bien topat, nuk dëgjohen daullet, thotë populli, kështu edhe lajmi i çeljes së negociatave për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Kosovën, përveç shtypit të Kosovës që e kishte të parin në rend, në Shqipëri kaloi pa u vënë re. Sidoqoftë ky është një lajm entuziast, pasi Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë pajtuar që të fillojnë negociatat për marrëveshjen e stabilizim asociimit me Kosovën, ndërsa në janar të vitit që po vjen negociatat për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Vendimi përfundimtar pritet të merret të enjten dhe të premten me takimin e udhëheqësve të vendeve të Bashkimit Evropian. Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fule tha se ky vendim pasoi “hapat e pashembullt që u ndërmorën në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Drita jeshile pasoi marrëveshjen e 19 prillit të këtij viti të arritur ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.