Bashkëshorti i Mel B rrefen çfarë ka ndodhur në të vërtetë

Pas kaq shumë ditësh që lexojmë për të , ‘krimet e tij’ dhe dhunën fizike që ushtron drejt personave perreth madje dhe ndaj ish partneres, Stephen Belafonte është shfaqur për të dhënë një intervistë.Ndonëse ai siguron se nuk i intereson cfarë thuhet për të, Stephen po kujdeset të ruajë imazhin e tij në mënyrë që kjo të mos ndikojë në reputacionin si producent.
Ai ka thënë për Mail Online :”Kush po më akuzon se kam ushtruar dhunë fizike drejt bashkëshortes time? Policia? Spitali ku ajo qëndroi? Apo vetë Mel? Këto janë vetëm fjalë që përhapen dhe mua nuk më intereson. Për këto hipoteza ata nisen nga e kaluara ime, dhe më pas përziejnë gjithcka. ” Ndërsa përsa i përketë marrëdhënies që ka me këngëtaren, unazën e martesës që ajo nuk e mban më dhe jetesën në shtëpi të ndryshme, Stephen nuk ka dashur të jap hollësi.

Add new comment