Bajamet, sekreti i një supermodeleje

Postuar në 21 Shtator, 2013 05:01

Për një modele, kjo është periudha më e ngarkuar e vitit. 

Pas fotografimeve me linjat e bikinive në disa prej destancioneve më të bukura, njëkohësisht më të largëta të botës dhe sfilatave me veshje intime, tashmë vjen periudha e ngarkuar e Krishtlindjeve, e cila mban edhe rekordin e shitjeve.

Për të përballuar këtë periudhë kaq të ngarkuar, ëngjëlli i  “Victoria’s Secret” dhe njëkohësisht një imazh për “Gucci”, “Chanel” dhe “Oscar de la Renta”, Lindsay Ellington ka një sekret të sajin.

“Kam një pije të veçantë, e cila më bën të ndihem më e fuqishme dhe më në formë. Bëhet fjalë për një pije me bazë bajamesh, të cilës i  shtoj gjalpë kikirikësh, duke marrë kështu proteinat për të cilat kam nevojë”, deklaroi Ellington. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.