Arsyet për të preferuar gjoks të vogël

Postuar në 05 Tetor, 2014 13:09

Pothuajse të gjitha femrat preferojnë që të kenë gjoks të madh, duke u nisur kryesisht nga mendimi i meshkujve. Por në të vërtetë, përmasat e mëdha nuk janë edhe aq komode. Ja përse…

Nëse bëni pjesë në kategorinë e femrave me të cilat nëna natyrë është treguar shumë pak bujare, për sa i përket masës së gjoksit, që tani e tutje duhet të jeni krenare dhe të mos qaheni më! Shoqet tuaja, të cilat duken bombastike nga pamja e përparme, nga ana tjetër, në të vërtetë nuk ndihen aq mirë sa mendohet, sepse ato e “paguajnë” madhësinë e gjoksit të tyre. Ja 10 arsyet për të mos i pasur zili…

Gjoksi i madh është jo shumë komod

Gjoksi i madh është sinonim i parehatisë. Shpina është e para që e ndien më shumë këtë gjë, duke marrë një kthesë trupore jo natyrale dhe aspak estetike. Pa harruar këtu edhe lodhjen që vjen nga aktivitetet fizike.

Pjesa e përparme tërheq të gjithë vëmendjen e meshkujve

Të tërheqësh shikimet e meshkujve është shumë e pëlqyeshme, por pjesa më e madhe e atyre që bëjnë shumë figurë, ngjallin zili edhe te rivalet e tyre, apo te femrat rreth e rrotull, të cilat janë gjithmonë gati të thonë ndonjë batutë të rastit, apo fjalë jashtë logjike.

Veshjet me shpinë jashtë pothuajse nuk mund të vishen kurrë nga femrat me gjoks të madh

Gjoksi i madh ka nevojë për një mbështetje të fortë dhe të vazhdueshme, pra e thënë ndryshe për reçipeta të forta dhe të sigurta. Ndaj femrat të cilat kanë gjoks të tillë, nuk mund të veshin dot rehat një fustan apo një veshje çfarëdo të hapur nga shpina.

E vështirë për të veshur këmisha

Këmishat janë po ashtu një veshje e vështirë për t’u veshur nga femrat me gjoks të madh. Gjoksi i tyre, nëse veshin këmisha, mund t’u dalë deri lart dhe akoma më keq; t’u zbërthehen reçipetat në një moment aspak të përshtatshëm: në intervistat e punës, në mbledhjet shkollore, apo në kasat e supermarketeve…duke provokuar reagime jo gjithmonë të bukura, apo e thënë me fjalë të tjera, tallje.

Shmangin varëset e gjata

Vargjet e gjata të perlave të rafinuara, varëset e gjata verore shumëngjyrëshe, nuk përshtaten mirë me gjoksin e bollshëm duke krijuar një kurbë të bezdisshme që zbeh bukurinë e tyre. Gjithashtu, varëset shkojnë nga njëri gji te tjetri, duke krijuar bezdi dhe siklet të vazhdueshëm.

Reçipetat shumë të mëdha, mezi gjenden në treg

Në treg është shumë e vështirë të gjesh reçipeta trendy, por njëkohësisht edhe të masave të mëdha. Zakonisht, kompanitë e mëdha distributive propozojnë modele për prerje të zakonshme, duke tejkaluar nevojën e femrave që kanë një masë shumë të madhe gjoksi, të cilat fatkeqësisht duhet të shkojnë t’i porosisin te rrobaqepëset, apo akoma më keq, te kompletet intime të vjetra të gjysheve.

Aktiviteti fizik bëhet shumë i vështirë

Gjoksi i madh bëhet pengesë e madhe për aktivitete fizike, sidomos kur lëvizjet janë të shumta. Kështu që femrat të cilat kanë një të tillë, nuk mund të bëjnë çdo lloj lëvizjeje për ta mbajtur trupin në formë.

Shtatzënia i fut frikën

Dihet që në shtatzëni gjoksi ndryshon shumë. Kjo, padyshim se është një lumturi për femrat të cilat kanë gjoks të sheshtë, ndërsa një ankth për ato me masë të madhe.

Rreziku i vulgaritetit është shumë i madh

Me një gjoks të madh është e thjeshtë ta shndërrosh një fustan të rafinuar, në një dukje vulgare, duke u dukur aspak elegante.

Në plazh, të gjithë sytë fokusohen te femrat me gjoks të madh

Mbase në fillim, femrat të cilat kanë një gjoks të madh dëshirojnë të bien në sy gjatë kohës kur janë në plazh, por kjo kthehet në një siklet, kur vazhdon gjatë gjithë kohës.

Femrat me gjoks të vogël, nuk vuajnë nga asnjë siklet i tillë, apo edhe nga të gjithë të tjerët të sipërpërmendur!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.