Arratisen 7: Burgu i Drenovës, si konvaleshenca në Durrës. E quajnë burg i sigurisë së lartë.

Janë arratisur nga burgu i Drenovës në Korçë 7 të dënuar.
Policia ka mundur të tregojë që 7 të dënuarit në momentin e arratisjes kanë qenë të armatosur, që janë të gjithë të dënuar me burgim të përjetshëm, iu kanë marrë rojeve të sigurisë armët dhe më pas nëpërmjet kërcënimit kanë arritur të arratisen, të ndihmuar edhe nga errësira (?)
sipas Balkanweb, të dënuarit kanë organizuar me detaje arratisjen; pasi iu kanë marrë armët rojeve, kanë qëlluar në ajër dhe kanë mundur të dalin duke u larguar me dy automjete në drejtim të Pogradecit. Të arratisurit kanë kanosur me armë patrullën e policisë në Pogradec, si dhe kanë vazhduar arratisjen drejt qytetit të Librazhdit.
Grupi i të arratisurve prej 7 personash janë:
1.Admir Bahri Tafili, vitlindja 1975, lindur e banues në Shkodër;
2. Fran Pal Marashi, vitlindja 1978, lindur e banues në Shkodër;
3. Gëzim Gjergj Guri, vitlindja 1977, lindur e banues në Vaun e Dejës, Shkodër;
4. Gëzim Ndue Toma, vitlindja 1982, lindur e Banues në Dibër;
5. Reiz Namik Haxhiraj, vitlindja 1971, lindur e banues në Selenicë të Vlorës;
6. Eduard Kujtim Lula, vitlindja 1982, lindur e banues në Përmet;
7. Artur Demir Gora, vitlindja 1969, lindur e banues në Pojan të Korçës (i kapur).
k.c.
Add new comment