Angelina Jolie :”Fëmijët tmerruan Brad, ata kërkojnë të bëjnë tatuazhe”

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 01:39

Njihet si një adhuruese e artit të trupit, dhe ka të paktën 10 tatuazhe, duke përfshirë dhe një tigër të madh në fundshpinë. Duket se fëmijët e Angelina Jolie do të marrin shembull nga nëna e tyre. Ata kërkojnë që të gdhendin tatuazhe në trup por kjo gjë e ka tmerruar Brad Pitt. Ylli I filmit ‘Salt’ thotë :”Ky nuk është një rrebelim nga ana e femijëve të mi, për mua rrebelim është në qoftë se ata vendosin të bëhen kirurgë të trurit.  Tashmë ata më kanë pyetur për tatuazhet e mia, si mund t`i them jo?”

 

Më pas aktorja vazhdoi :”Brad është tmerruar nga e gjithë kjo. Është e vështirë për një baba të pranojë tatuazhin e së bijës. ”

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.