Aktorja e famshme turpërohet përpara Presidentit Obama.

Postuar në 11 Tetor, 2014 06:14

Aktorja e famshme Gwyneth Paltrow ka kaluar disa momente sikleti dhe turpi, duke u skuqur në fytyrë, në momentin që ndodhej në prani të Presidentit amerikan Barak Obama. Paltrow ka organizuar një mbrëmje bamirësie për të financuar Partinë Demokratike në shtëpinë se saj në Los Angeles, në të cilën ka qenë i pranishëm edhe Barak Obama, i cili ka mbajtur një fjalim të shkurtër përpara të ftuarve. Ndërkaq, përpara se t’i linte fjalën Presidentit, Paltrow ka thënë “ Jam një nga fansat e tij më të mëdha, për të mos thënë më e madhja nga të gjithë. Tani do ta mbyll gojën dhe do ti them vetëm “Mirëseerdhe!”. Faleminderit të gjithë që jeni këtu. Jam shumë e emocionuar që keni ardhur, saqë nuk arrij më të lidh as dy fjalë me njëra-tjetrën”. Ylli i kinemasë falënderoi Presidentin për impenjimin e tij në implikimin e shanseve të barabarta mes femrave dhe meshkujve e në veçanti, sa i takon çështjes së pagës. Në eventin e bamirësisë kanë marrë pjesë 50 të ftuar, mes së cilëve vipa të shumtë dhe çmimi i një bilete varionte nga 800 në 25 mijë euro.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.