Agelina Jolie, një regjisore e rreptë

Postuar në 03 Dhjetor, 2013 16:15

Angelina Jolie po vazhdon punën për filmin e saj të dytë si regjisore dhe të hënën aktorja e famshme është parë në Australi për xhirimin e skenave të Unbroken’.

38-vjeçarja është fotografuar duke i dhënë udhëzime aktorëve për një skenë të vështirë, e veshur shumë thjeshtë dhe me një kapele për t'u mbrojtur nga dielli.Filmi ‘Unbroken’ është i bazuar në biografinë e Laura Hillenbrand dhe tregon historinë e aviatorit Louis Zamperini, i cili kaloi 47 ditë i braktisur në Oqeanin Paqësor pas rrëzimit të avionit të tij. Pasi u vu re nga japonezët, u dërgua në një kamp ku kaloi 2 vite e gjysmë.

Filmi do të shfaqet për herë të parë në dhjetor të vitit 2014.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.