“Miss Mami”-t shqiptare,
Miss-et Irsa Demneri, Eralda Hitaj, Matilda Mcini dhe Adrola Dushi shfaqen në formë perfekte pas lindjes.
Bukuroshet e njohura shqiptare që i janë përkushtuar rolit më të ri prej mamaje. Por jo të gjitha kanë hequr dorë nga pasarelat e modelingu. Miss-et Irsa Demneri, Eralda Hitaj, Matilda Mcini dhe Adrola Dushi shfaqen në formë perfekte pas lindjes
Pas lindjes së djalit të saj Amar, Eralda Hitaj duket se u është rikthyer menjëherë linjave të saj perfekte si përpara shtatzënisë. Jo vetëm kaq, por duket se ky vit e ka angazhuar fuqishëm Erën, ku është përfshirë në projektin kinematografik të Besnik Bishës, “Millenium”. Amar është produkti i dashurisë shtatëvjeçare që modelja ka me futbollistin Eleandro. Çifti bashkëjeton dhe ka planifikuar një ceremoni të rezervuar martese tani që janë bërë prindër.
Edhe modelja dhe ish-fituesja e “Miss Universe Albania”, Matilda Mcini shfaqet jo vetëm në formë, por e gatshme për t’iu rikthyer modelingut pas lindjes së djalit të saj Louisit, duke shfaqur një fizik për t’u admiruar. Ish-“Miss Shqipëria”, Irsa Demneri është fotografuar me vajzën e saj të vogël ndërsa e shëtiste me karrocë, një nga fotot e rralla të saj pas sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë. Edhe Irsa është shfaqur mjaft në formë pas lindjes
“Miss Universe Albania”, Adrola Dushi është shfaqur në publik me djalin e saj të vogël Troi dhe bashkëshortin Adis. Duket se lindja nuk e ka penguar që Adrola t’i rikthehet modelingut, duke u favorizuar edhe nga fiziku perfekt fare pak muaj pas lindjes. (Mapo) /Express/
Add new comment