“Gravity”, imazhet e para të filmit më të ri të Sandra Bullock dhe George Clooney

Postuar në 09 Korrik, 2013 07:02

Usa Today ka publikuar imazhin e parë të filmit të ri “Gravity”, të drejtuar nga Alfonso Cuaròn. Në foto shfaqet aktorja Sandra Bullock, e cila në film interpreton doktoreshë Ryan Stone, një mjeke brilante, në misionin e saj të parë në një anije kozmike.

Në film luan edhe George Clooney, i cili interpreton Matt Kovalsky, një astronaut ekspert, i cili udhëton për herë të fundit dhe ndodhet në prag pensioni.

Udhëtimi i tyre në hapësirë transformohet në një katastrofë dhe anija shkatërrohet, duke i lënë dy personazhet të lidhur me një kavo dhe duke flluskuar në hapësirë. Filmi do të prezantohet në Festivalin e filmit kinematografik të Venecias.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.