“100 problemet” për Ledrin dhe Angelën, drejt ndarjes?

Postuar në 26 Prill, 2014 11:18

Historia e tyre e dashurisë nuk është si gjithë të tjerat, sepse edhe kushtet në të cilat ajo u krijua ishin të ndryshme.

Historia e tyre e dashurisë nuk është si gjithë të tjerat, sepse edhe kushtet në të cilat ajo u krijua ishin të ndryshme. Koha e ka provuar që historitë e nisura në distancë nuk janë shumë jetëgjata dhe faktet flasin për një krisje mes reperit Ledri Vula dhe supermodeles Angela Martini.

Xhelozia dhe dyshimet e ngritura në kokën e secilit prej të dyve, kanë bërë që nga java në javë konfliktet të shtohen. Së fundmi madje, pas një konflikti të tillë, Angela Martini dhe Ledri Vula kanë bërë ‘unfollow’ njëri-tjetrin në rrjetet sociale ‘Instagram’ dhe ‘Twitter’.

Inati nuk ka zgjatur shumë dhe pas disa ditëve, dy yjet e showbiz-it janë bërë sërish ndjekës të njëri-tjetrit në këto rrjete sociale, por këto konflikte nuk janë aspak një shenjë e mirë për marrëdhënien e tyre, për të cilën ne shpresojmë që të ketë jetë të gjatë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.