“The Wolf of Wall Street” i Martin Scorsese thyen rekord !

Postuar në 13 Shkurt, 2014 07:00

Edhe pse në moshë 71-vjeçe, Martin Scorsese, ka arritur sukses të reja në karrierën e tij të pasur.

Filmi më i ri i regjisorit nga New Yorku , “The Wolf of Wall Street”, sapo është bërë filmi më fitimprurës i të gjitha kohërave i regjisorit në box-office.

Vikendin e kaluar, filmi komedi e zezë, ku luan Leonardo DiCaprio në rolin e komisionarit të Wall Street, Jordan Belfort, ka kaluar shifrën e 300 milionë dollarëve sa u takon shitjeve globale të biletave.

Filmi i mëhershëm më fitimprurës i Scorsese ishte trileri i vitit 2010, “Shutter Island”, ku po ashtu luan DiCaprio, dhe që fitoi 294.8 milionë dollarë, por “Wolf of Wall Street” ka kaluar këtë shifër dhe tashmë ka arritur shifrën e 305.1 milionë dollarëve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.