Kandidaturë për postin e Nën-Kryetarit të KLD-së?

Postuar në 05 Prill, 2012 05:17

Pothuaj të gjitha mediat shqiptare raportojnë mbi garën që do të zhvillohet mes  Elvis Çefës dhe Ardian Vishës për  vendin vakant në KLD, si një garë për postin e Nën-Kryetarit të KLD-së, i cili mbeti bosh pas dorëheqjes së Kreshnik Spahiut nga ai post. Në fakt, ajo është vetëm një garë për anëtar të thjeshtë të KLD-së. Sepse, sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Nën-Kryetari i KLD-së emërohet nga Presidenti i Republikës dhe konfirmohet me votë nga shumica e anëtarëve të KLD-së. Si Nën-Kryetar mund të emërohet nga Presidenti secili prej anëtarëve të KLD-së. Pra, të bën përshtypje fakti se pse Presidenti nuk ka emëruar deri më sot njërin prej tyre, për të plotësuar postin vakant prej dy muajsh. Dhe aq më tepër të bën përshtypje prezumimi i bërë në media se Presidenti do të emërojë në këtë post ose Çefën ose Vishën. Elvis Çefa ka qenë ish-kreu i AKKP-së (Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave). Visha ka qenë avokat i Fatmir Mediut në çështjen e Gërdeci, po ashtu ka mbrojtur edhe ish-vartësin e Metës, Almir Rrapon, ish-sekretar i tij në Ministrinë e Jashtme.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Erind (not verified) on

O zaloshnja o baxhelle, po pse nuk e thua qe avokati mbrojtes i krimineleve te Gerdecit, droges dhe allishverisheve te tjera, sot propozohet nga Edi Rama.

Pra Edi Rama deri dje qante diten te vdekurit e Gerdecit, dhe naten bente pazar me avokatet mbrojtes te Gerdecit ?

TI paske qene pis ashtu sic eshte dhe Edi Rama......

Fshije po deshe ket mesazh se populli nuk ju harron as juve mor plehra Socialiste ! Qe pini gjakun e popullit ashtu sic po e ben vete Saliu qe e shani gjith diten. Mos harroni se nuk do te fitoni asnji vote me Edi Ramen. Kurr nuk do t'ju mbeshtesi populli nji klike te ndyre komuniste me Ditmir Sulejman Bushatin, Gramoz Rucin, Fatmir Xhafen dhe Vali Lesken.

Mos u boni merak se ket radhe me mire ja japim PD-se sesa ju mor kerma te ndyra !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.