Turqia e Erdoganit – Një regjim më i pamëshirshëm

Postuar në 04 Prill, 2012 04:24
Financial Times

Fotografi dhe postera të tij janë të pranishme këto ditë, pothuajse sa edhe ato të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të kombit modern turk.
Rexhep Tajip Erdogan është vënë në krye të peizazhit politik të vendit. I zgjedhur në qershor të kaluar për herë të tretë, që nga 2002, Erdogan vazhdon të rrisë fuqinë, ndërsa votat për të vazhdimisht rriten.
Në dekadën e zotit Erdogan Turiqa u rishfaq si fuqi rajonale. Ekonomia e saj është rritur pothuajse me shpejtësinë e asaj kineze, duke përhapur mirëqenie dhe kujdes shëndetësor, shkolla dhe rrugë, ndërsa një lloj i ri i “tigrit anadollian” është rritur kundër një grushti konglomeratesh biznesore aktuale.
Partia në pushtet, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim(AKP), e dalë nga mbetjet e dy partive islamike të ndaluara, shndërruar në një version musliman të demokracisë së krishterë, i ka margjinalizuar elitat sekulare që udhëhoqën vendin që nga krijimi i republikës nga Ataturku.
Zoti Erdogan ia ka kushtuar mandatin e parë vonesës së reformave politike dhe fuqizimit të të drejtave civile dhe atyre të minoriteteve. Ai përdori popullaritetin e tij që të nxjerrë jashtë skenës gjeneralët e fuqishëm të Turqisë gjatë mandatit të dytë. Tani, ai nuk ka më rivalë ndaj pushtetit të tij dhe toleranca ndaj çdo sfide ndaj tij po ulet.
Së bashku me grumbullimin e erës së autoritarizmit, shumë ndiejnë edhe aromën e arrogancës. Përndjekja e gazetarëve e shkeljet për në proceset kundër armiqve politikë vërtetojnë këtë prirje.
Po qe se revolucioni kushtetues ka nisur me AKP-në, pas disa dekadash të demokracisë së menaxhuar nga armata dhe establishmenti kemalist – po shënon kthim prapa. Është ky një zhvillim që mund të ketë implikime për një shtet që ka ndikim në rritje në skenën botërore.
Përderisa nuk ka ndonjë arsye për këtë lëvizje, temperamenti i egër i Erdoganit duket të jetë një faktor i qartë. Edhe pse disa vëzhgues besojnë se shpërthimet e tij janë të kalkuluara, një komentator nga Stambolli thotë se ai e ka “përqafuar me qejf vetminë e pushtetit”.
Hakan Altinei, kryesues i Fondacionin për Shoqëri të Hapur në Stamboll, një degë e organizatës së Xhorxh Sorosit, thotë se “i vetmi reagim që atij i intereson është miratimi i asaj që bën dhe besnikëria”. Madje edhe një anëtar besnik i AKP-së pranon këtë problem.“Ai dëgjon, por mendon se tashmë i di të gjitha dhe se çfarëdo  vendos ai, funksionon’”.
Heqja e ndikimit të ushtrisë nga ana e Kryeministrit – më shumë se 10 gjeneralë gjenden prapa hekurave nën akuzat për komplot kundër qeverisë së tij – e kanë hequr kontrollin ndaj pushtetit ekzekutiv.
Për të bërë më shumë dëm, një paralizë në negociatat e anëtarësimit në BE, e ka shuar makinën e ringjalljes demokratike.
Vitin e kaluar, Turqia ia ka kaluar Rusisë së Vlladimir Putinit për numrin e rasteve që janë çuar para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, 159, ndërsa për Rusinë ishin 121.
Në mungesë të Brukselit, Strasburgu ka një lloj ndikimi. Këtë muaj, gazetarët Nedim Sener dhe Ahmet Shik, që qëndruan për më shumë se një vit në paraburgim për shkak se kishin shkruar për ndikimet brenda shtetit turk të lëvizjes islamike në hije të motivuar nga Fetullah Gylen, një imam me seli në SHBA – janë liruar vetëm disa ditë para se gjykata të dëgjonte ankesën e tyre.
Megjithatë, edhe më tej në burg mbeten 104 gazetarë, 69 nga ata të minoritetit kurd, që i bie më shumë sesa në Iran (42) dhe Kinë (27) së bashku.
Në prillin e kaluar, Erdogani e pat krahasuar librin e papublikuar të Shikut mbi gylenistët me një bombë.

Përndjekjet politike

Këtë muaj, prokurorët turq kërkuan dënim prej 7.5 vjet deri në 15 vjet për tre studentë që shfaqën një poster në të cilin kërkohej edukim i lirë në një takim në të cilin merrte pjesë Rexhep Tajip Erdogan. Dy nga ata kanë kaluar 18 muaj në paraburgim, para se të liroheshin në tetor. Në një rast tjetër, një student, po qe se shpallet fajtor, përballet me 11 vjet burg, për shkak se kishte me vete tri vezë në një takim ku merrte pjesë presidenti Abdulalh Gyl.

Studentët që kërkonin arsimim të lirë në Turqi janë akuzuar me ligjet kundër terrorizmit; studenti me vezë, për shkak se i ka rezistuar arrestimit dhe ka fyer policinë.
Vëzhguesit thonë se këta janë shembuj ekstremë të fenomenit në rritje – një sistemi të drejtësisë që pak kujdeset për të drejtat e individit.
Një raport i fundit i Këshillit të Europës argumenton se praktika turke është formësuar nga e kaluara autoritare dhe në veçanti nga puçi ushtarak i vitit 1980.
Përderisa Erdogan premton reformat në drejtësi, ka shqetësime se sundimi i ligjit është më i dobët në terren sesa disa vjet më parë. Një nga çështjet është aktivizimi i gjykatave speciale që fokusohen në akuzat për terrorizëm.
Disa turq argumentojnë se aktivizimi i tillë i drejtësisë përmirëson gabimet e së kaluarës, ndërsa ruan të tashmen nga rreziqet. Të tjerët thonë se ligji përdoret për të frikësuar kundërshtarët politikë, jo vetëm në Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim por në veçanti lëvizjen gyleniste me ndikim islamik, për të cilën besohet se në masë të madhe ka depërtuar në sistemin e drejtësisë.
Të them të drejtën, nuk shkruaj më për gylenistët. Është tepër e rrezikshme”, thotë një kolumnist.
Ndërsa disa kemalistë të vijës më të ashpër thonë se rrëshqitja drejt autoritarizmit është pasojë e agjendës sekrete të AKP-së për ta çuar Turqinë kah sundimi islamik.
Megjithatë, kjo është një pikëpamje që mbështetet nga një grup i vogël dhe bie në kundërshtim me politikën e Erdoganit, që publikisht ka mbrojtur sistemin sekular të Turqisë, si mburojë e të mirave shtetërore – përfshirë edhe ato islamike.

Mapo

Comments

Submitted by Admir (not verified) on

Qeverisja e Erdogan ka pasur uljet dhe ngritjet e saj. Me zvogelimin e ndikimit te gjenerealeve ka bere shume mire pasi asokohe Turqia i ngjante nje shteti ushtarak dhe fjala e tyre ishte ligj. Gjeneralet dhe drejtuesit jetonin/jetojne ne luks dhe marrin fonde te papara nga buxheti i shtetit. madje thone se edhe nje pjese te sulmeve te PKK-se i bejne vete ushtria per te rritur rendesine dhe rolin si ehde per te thithur fonde.

Erdogan nga ana tjeter ka filluar te tregiohet arrogant ne raport me opoziten dhe median opozitare pasi ne fakt ne Turqi aktualisht nuk ka opozite. te mos them qe eshte me keq se PS-ja e Rames (ka marre vetem 24 % te votave popullore ne zgejdhjet e fundit) kurse partia e trete eshte nacionaliste (10%). ne keto kushte, Erdogan ndjehet mbret dhe i lejon vetes keto gjera.

Per sa i perket levizjes se ashtuquatur Gyleniste, ka pasur mbeshtetjen e plote te tyre por traplleqet e fundit te tij ne raport me Izraelin, Libine, sefundmi edhe me Sirine duket se do te humbin edhe mbeshtetjen e tyre.
Erdogan i ben te gjitha levizjet e studiuara dhe kryesisht para zgejdhjeve zgjedh te duket si babacan, mbrojtes i Islamit, etj. e tille ishte edhe flotilja ne Gaza.
Te shohim cdo beje Erdogan pa mbeshtjetjen e Gylenisteve. Ata nuk duan te perfshihen ne politike prandaj edhe nuk mbeshtetin levizjet populiste te Erdoganit

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ne Kosove po i thone m….(turkut) MARSHALLAH

Blerim HALILI: 03.04.2012. Në sallën e kongreseve të Hotelit Grand, në Prishtinë, u mbajt simpoziumi dyditor me temën “KOSOVA DHE PERANDORIA OSMANE NË DOKUMENTE ARKIVORE - U mbajt simpoziumi ndërkombëtar në Prishtinë “Kosova dhe Perandoria Osmane në dokumente arkivore” i organizuar nga Arkivi i Repubilkës së Kosovës dhe Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (TIKA). Prezentimet e kumtesave nga ana e hulumtuesve u bënë në prani të një numri të madh të interesuarish, profesorë, akademikë, njerëz të shkrimit dhe dijes.

Përfaqësuesi i Ambasadës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Dogan Işik, theksoi rëndësinë e këtij simpoziumi, që mbahet për herë të parë në Ballkan, përmes të cilit, tha ai, jepet një mesazh i çmueshëm. “Tmerri i viteve të fundit të shek. XX dhe akterët e saj kanë keqpërdorur historinë osmane…

Ne kemi pasë një bashkëjetesë për shekuj të tërë

dhe është e rëndësishme që kjo të ndriçohet me fakte historike, që njëherit paraqesin ndihmesë jo vetëm për historiografinë e Kosovës por të tërë Ballkanit.

Drejtori i Departamentit për Arsim, Kulturë dhe Marrëdhënie Shoqërore (TIKA), Mehmet Yilmaz, pas përshëndetjes potencoi se Perandoria Osmane për gjashtë shekuj sundoi Ballkanin dhe që kjo periudhë ka lënë gjurmë të pashlyeshme. “Struktura shtetërore ka dhënë mundësi për zhvillimin e komuniteteve tjera, pra kësi trajtimi ka pasë nga Perandoria Osmane…E ardhmja është me rëndësi të ndërtohet mbi ndriçimin e së kaluarës, gjë e cila duhet t’u lihet arkivistëve.”

Drejtori general i Arkivit Shtetëror të Republikës së Turqisë, Yusuf Sarinay tha se sundimi dhe fitoret e Perandorisë Osmane kanë mundësuar që nën ombrellën e saj të jetojnë të gjitha etnitë bashkë dhe kështu ajo u shndërrua në strukturë multietnike; komintetet e ndryshme brenda Perandoria Osmane assesi nuk iu nënshtruan ndryshimit kulturor, aq më pak pa vetëdije; ligjet e saj qenë shumë elastike ndaj komuniteteve joislame. Pra ai trajtoi veçantitë e udhëheqjes dhe tolerancës osmane në Ballkan në shek. XVI, në sfera të ndryshme të jetës sociale, juridike e politike.

Nesrin Kenar (eksperte e marrëdhënieve ndërkombëtare, nga Turqia) rreth vendosjes së Perandoria Osmane në Ballkan dhe politikës së saj si dhe mbi lëvizjet shpërngulëse në Kosovë iu qas aspektit historik dhe sociologjik të tyre. Ajo përmendi se Perandoria Osmane i ka toleruar kulturat e tjera; s’ka insistuar edhe aq shumë në islamizimin e Ballkanit. Bosnja dhe Kosova u islamizuan veç pas rreth 100 sundimi- tha ajo ndër të tjera.

Prof. dr. Rifat Blaku mbi arkivin e Turqisë tha se ai paraqet një thesar jashtëzakonisht të madh e voluminoz që as për së afërmi s’është analizuar, studiuar, me hapjen e të cilit bëhet një plotësim, pse jo edhe korrigjim të qasjeve historiografike joobjektive.

Dr. Ramazan Biçer foli për pranimin e fesë islame nga popullata kosovare sipas dokumenteve arkivore osmane dhe me paraqitje vizuale bëri një ligjeratë atraktive.

Dr. Mustafa Hakk, “Liria fetare si dhe ndërtimi, mirëmbajtja dhe restaurimi i kishave në Ballkan gjatë periudhës së administratës osmane”,

Dr. Necati Demir pati një drajtesë mbi “Arsimin dhe edukimin në Kosovë gjatë viteve 1877-1912 sipas dokumenteve arkivore osmane.” Ai foli për kushtet e zhvillimit të arsimit në atë kohë, pozitat e larta të shqiptarëve afër sulltanit, jetën kulturore, letrare, fetare si dhe afërsinë e shumëanshme midis këtyre dy popujve si dhe ndikimet e anasjellta.

Etj.etj.etj.

Submitted by Besi (not verified) on

Paul, faleminderit per kete lajmin per simpoziumin. Gjynah qe nuk organizojne dhe ne tirane te tille. Edhe temat shume interesante. Ndryshe nga ça broçkullisin piromishrat. Rrofsh!

Submitted by katarakti (not verified) on

Bilanci i Erdoganit eshte shume pozitiv. Turqia po perparon. Ai hoqi qafe gjeneralet qe benin grushte shteti sa here qe nuk u pelqente nje qeveri e dale nga zgjedhjet e lira. Por fakti qe Erdogan eshte mysliman i moderuar dhe nuk para merr urdhra dhe nuk i lepihet shume Perendimit, duket se nuk i pelqen shume disa qarqeve euro-atlantikase. Per mendimin tim pas Qemal Ataturkut qe modernizoi Turqine, Erdogani  po e fuqizon dhe po i jep vendin qe i takon.

Submitted by fedex (not verified) on

O Katarakti, ne çfare aspekti bilanci i Erdoğanit eshte pozitiv? Ne rritjen e numrit te femrave qe mbulohen? Apo ne rritjen e numrit e xhamiave qe ndertohen?

Sa per dijenine tende Ataturku e modernizoi Turqine dhe beri shume mire perndryshe sot Turqia do ishte is Afganistani,  dhe ato gjeneralet qe permende ishin (se tashme nuk ekzistojne me) per te mbrojtur idete e Ataturkut dhe per te penguar qe Turqia te kthehej ne nje diktature islamike qe fatkeqesisht tani po ndodh.

Submitted by L, (not verified) on

Fedex-i, mos i qaj hallin kaloresit se i varen kembet.

Le te behemi pak me realist dhe harroje per nje cast fene, qe me sa duket nuk te le te shohesh larg. Erdogani arriti qe vetem ne 8 vitet e para te permiresoje ne menyre te dukshme dhe te prekshme financat e popullit te thjeshte dhe ekonomine kombetare, i rriti prestigjin vendin, dhe kjo ne kushtet e nje armiqesie te hapur e te fshehte (kujto Gjermanine dhe Francen). Ridimensionoi politiken e jashtme dhe te brendshme, i hoqi ushtrise ate qe nuk i takonte etj. Nese duan te vene shamiat e te ndertojne xhamia, ky eshte muhabet i tejkaluar ne nje vend me 80% te popullsise muslimane.

Sa here qe shihet ose diskutohet perparimi i Turqise, qe sigurisht do barti edhe te meta me vete se nuk ekziston ndonje sistem perfekt, nuk i "quhet" se paskesh qeveri islamike, sadoqe kjo qeveria islamike mori mbi 60% te votave popullore. Nese fton njerezit te votojne dhe nese trumbeton demokraci me ane te votes, atehere duhet respektuar verdikti i popullit, se pastaj dalim me dy standarte.

Sikur te kishin bere politikanet tane gjysmen e asaj qe beri Erdogani me vendin e vet nuk do ishim neper keto blogje duke share e mallkuar me nene e babe Salen me gjithe Edi Ramen. Puna eshte se sado ta shaje e mallkoje Edi Rama e Sali Berisha Perandorine Otomane, me sjelljet e mendesite e tyre nuk jane larg, ne mos po fshehurazi endrrojne tere ate pushtet (enderr vere, sigurisht).

Submitted by antishqiptari (not verified) on

Gjykim tipik me standarte te dyfishte.

Ndoshta mund te jete e vertete se Turqia nuk shkelqen ne te drejtat e njeriut, por sdq jane ne nivel shume here me te mire se ne qeverite paraardhese.

I gjithe muhabeti eshte se me qeverite ne sqetullat leshtore te ushtarakeve, Turqia ishte nje vend me politike te jashtme te stopuar pjeserisht ne 1920 ( acarimi konstant me greqine) dhe pjeserisht ne 1946 ( vija e pare e frontit kunder Rusise), me ekonomi te   paqarte dhe me nje superushtri qe rritej e rritej si kancer ne kurriz te ekonomise kombetare dhe qe po i bente vendit nje dem qe te gjithe armiqte e jashtem nga te cilet supozohej se ajo e mbronte nuk ja benin dot.

Pra ishte nje vend kamikaz i interesave perndimore ne rajon.

Sot Turqia po ben politikat e veta, gje qe ne keto momente krize  ben qe papritur te jete duke shkelur te drejtat e njeriut, te demtoje demokracine se ul pushtetin e ushtarakeve, demton drejtesine se nxjerr ne gjyq autore te grushtit te shtetit etj traplleqe si keto.

Me pak fjale, propagande e paster

Submitted by Jetmir (not verified) on

Shkrimet qe behen me still propagandistike degraduese ne fillim perbajne ne domethenie   ca pozitivitete dhe shume negativitete dhe tema e analizes perqendrohet ne ate drejtim qe masa lexuesit te gjykojne ceshtjet qe ne duam ata ti perceptojne(Te fitohet bindje anti islamike).
Nese une do kisha bere nje shkrim mbi figuren politike te Erdoganit une do i kisha dhene kuptim tjeter politikes se tij. Psikologjia tregon qe gjerat qe me pak thuhen injektohen ne tru dhe ngjallin debate rasti ku ne fund te shkrimit u permend sistemin Islamik e gjithe qellimi pse eshte shkruajtur ky artikull qe demostroj te lexuesit se Turqia po behet shtet islamik... dhe ju lexues vete e kuptoni te ardhmen e Turqise.
Sa per sqarim ne artikull u permend organizata e "Xhorxh Soros-it" eshte organizate cifute amerikane, dhe shkrimi te le te kuptosh qe eshte bere nga armiqte e Turqise dhe vertetesia e permbajtjes bie ne Uje. Argumenti tjeter pse nuk ka shkrime te ngjajshme per qeverine cifute qe ai Terror Izraelit vret foshnje... Ku eshte Turqia me demokraci ku eshte Izraeli!!!

Submitted by arian (not verified) on

Po mor mik ,por mendo pak sikur betejen e KOSOVO-POLJES t'a kishin fituar serbet ku do te ishte fundi yt dhe atyre te tjereve si ty qe trimerine e keni ne kenget me cifteli,se  kur larg qofte Sllobodani ju dergoji rreth 2500 ushtare ,e braktiset Kosoven brenda 24 oreve dhe u bete gazi i botes !

Submitted by Kosovari (not verified) on

Po mor mik  por mendoje fundin. Ku jane ata ? edhe e din pse nuk jane ? se nuk i kemi kerkuar. Mendon ti se pushtimi te ben te sigurte se i shtype ata njerez ?

Eshte e vertete qe ikem, po se ishim me te dobet, a gaz u beme para teje e spektatoreve televiziv tjere te emisionit Lufte ne Kosove, se perpos termit GAZ ka edhe term VIKTIME. Po mbase duhet ndergjegje per te kuptuar se jo gjithnje trimeria e krimi jane te barabarte. Ata prene femije te pafajshem, perndjeken burra pa arme, perdhunuan gra te pambrojtura, mendon ti se ata ishin trima ? jo, ishin kriminele me fuqine e armes. Por ka dicka qe ata nuk e bene dot historikisht e turqia e beri.

Turqia ty, neve, na nderroi etnine, 5 shekuj nuk pati gje shqip, nuk pati shkolle, nuk pati asgje, pos mjerimit. Nderroi mnyren e te jetuarit, te te ushqyerit, te tradites, te mentalitetit, te te folmes, te valles, te kenges, te servilizmit, te te nenshtruarit, te padijes. E din pse jemi populli me i vonshem (ne formim) ne europe ? ta them une, nga turqit tu te dashur, qe krenarine me te madhe kombetare i kane mustaqet, cajin e importuar, incestin dhe injorancen religjioze.

Mund te mos kesh njohuri. Krimet e shkijeve (serbeve mik, se je i huaj ne pune te kosoves) nuk jane me te medha se te turqise.  Mbaje mend mik, kombi behet dhe jeton në/nga shpirtrat e njerzve me ideale per te, e jo nga perkufizimet e librave mbi kombin, dhe nuk zhbehet dot nga pushtimet. Mund te lendohet, te vonohet. Pergjegjsia e vonesave dhe lendimeve te kombit tone i bie turqise me shume se serbise.

Submitted by arian (not verified) on

Po i nderuar mik ke te drejte.Terrorin dhe gjenocidin serb mbi popullsine e pafajshme e njohin te gjithe,per kete u kunderreagua nga forcat e NATO-s,ku ushtria turke ,kishte nje rol te vecante(nese nuk t'a kane thene,shko e pyet per bombardimet ne kuotat .........)Nuk e di por a ke degjuar per nje popull qe quhet ''cecen'' dhe nje vend qe quhet ''Ceceni'',qe luftonte me nje superfuqi qe i kallte tmerrin gjithekujt,qe quhet Rusi.A e di se popullsia cecene nuk i kalonte 1 milon banoret dhe mobilizoi 70%te popullsise,duke bere lufte frontale me Rusine,KUR PER İRONİ POPULLSİA SHQİPTARE E KOSOVES ME RRETH 2 MİLİON BANORE MOBLİZOİ VETEM RRETH 20 000 USHTARE,(PRA VETEM 1 % TE POPULSİSE) dhe keta vetem ne zonat klasike te rezistences kombetare shqiptare ,MALESİA E DUKAGJİNİT,DRENİCE,MALESHEVE,GJAKOVES ...etj.Edhe per kete fajin ,prapambetja turke  u ka?A dini ju ne historine tuaj,nga koha kur serbet zbarkuan ne trojet tona,dhe themeluan,edhe Kosoven dhe Prishtinen,pra nga shekulli 6 ,deri ne betejen e Kosovo -Poljes, shekulli 15,nje rast te vetem te rezistences se princerve shqiptar te Kosove ndaj okupatoreve serb.Nese di te lutem me ndrico,dhe do te jem mirenjohes perjete. Te pershendes

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.