Ç’efekt ka patur taksa e sheshtë tek punësimi dhe bizneset?

Postuar në 03 Prill, 2012 02:36
Eduard Zaloshnja

Berisha ka vite që mburret se taksa e sheshtë 10% i ka ndihmuar bizneset të akumulojnë më shumë fitime dhe t’i riinvestojnë ato, për të hapur kështu më shumë vende pune. Në pamje të parë, kjo mburrje e Berishës e ka një bazë logjike. Në qoftë se shteti u merr bizneseve më pak para në formën e taksave, atyre u mbeten më shumë para për të investuar – pra, për të hapur vende të reja pune. Por në realitetin shqiptar shohim një tjetër tablo. Sipas statistikave të INSTAT-it (http://www.instat.gov.al/ ), në vitin 2007 (para se të zbatohej taksa e sheshtë), kishte 939 mijë të punësuar, ndërsa në vitin 2010 kishte vetëm 917 mijë. Pra, punësimi, në vend që të jetë shtuar, është pakësuar me plot 22 mijë vetë.

Po pronarët e bizneseve a kanë përfituar nga taksa e sheshtë? Përgjigjia e kësaj pyetje varet nga lloji i biznesit. Ndryshe është prekur një biznes që fitimet i nxjerr kryesisht nga puna e punonjësve të vet dhe ndryshe është prekur një biznes që fitimet i nxjerr kryesisht nga kapitali që ka investuar (makineri, paisje, programe kompjuterike, etj.) Një kompani tipike fasonesh, për shembull, nuk bën asnjë investim kapitalesh – ajo merr makineritë dhe lëndën e parë nga porositësi i huaj dhe vetëm përdor punën e punonjësve të vet për të realizuar fitime. Ndërsa një kompani celulare, për shembull, investon shuma të konsiderueshme në apartura, antena, programe kompjuterike, etj., dhe i vë në përdorim ato me një numër relativisht të vogël punonjësish.

Le të analizojmë një skenar hipotetik të një kompanie fasonesh. Para se të vendosej taksa e sheshtë, le të supozojmë se ajo paguante mesatarisht 6% taksë mbi pagat e punonjësve dhe 20% taksë mbi fitimin. Me sheshimin e taksës, ajo pagon 10% taksë mbi pagat dhe po 10% taksë mbi fitimin (po lëmë mënjanë për momentin taksën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore). Meqënëse punonjësit e kompanisë e bëjnë llogarinë individuale me pagën neto që fusin në xhep (jo me pagën bruto), asaj i është dashur që, pavarësisht ndryshimit të sistemit të taksave, të mos e ulë pagën neto. Përndryshe, punonjësit e saj do të revoltoheshin.

Le të supozojmë tani se një kompani e tillë kishte 1 milion dollarë xhiro në vit dhe, para se të ndryshohej taksimi, paguante 800 mijë dollarë paga neto. Asaj i duhej t’i paguante shtetit 50 mijë dollarë taksë mbi pagat bruto të punonjësve dhe 30 mijë dollarë taksë mbi fitimin e saj.  Pra, nga të ardhurat totale prej 1 milion dollarë, asaj i mbeteshin 120 mijë dollarë fitim neto (pas pagimit të punëtorëve dhe të taksave).  Me taksimin e sheshtë, tani asaj i duhet t’i paguajë shtetit 90 mijë dollarë taksë mbi pagat bruto të punonjësve dhe 11 mijë dollarë mbi fitimin.  Pra, i është ulur taksa mbi fitimin, por i është shtuar ndjeshëm taksa mbi pagat dhe, si përfundim, i është ulur fitimi neto nga 120 mijë dollarë në 99 mijë dollarë. Si rrjedhojë, një kompani e tillë nuk është e interesuar të shtojë punonjësit, sepse taksa mbi pagat ka peshë më të madhe se sa taksa mbi fitimin.

Tani le të kthehemi te rasti hipotetik i një kompanie celularësh. Le të supozojmë se ajo, para se të ndryshohej taksimi, kishte 1 milion dollarë xhiro në vit, paguante 200 mijë dollarë paga neto, dhe kishte një kosto vjetore 600 mijë dollarë për aparturat, antenat, programet kompjuterike, etj. Asaj i duhej t’i paguante shtetit rreth 13 mijë dollarë taksa mbi pagat bruto të punonjësve dhe rreth 37 mijë dollarë taksë mbi fitimin.  Pra, nga të ardhurat totale prej 1 milion dollarë, asaj i mbeteshin 150 mijë dollarë fitim neto (pas pagimit të punëtorëve e të taksave, dhe mbulimit të kostove materiale). Me taksimin e sheshtë asaj i duhet t’i paguajë shtetit rreth 23 mijë dollarë taksa mbi pagat bruto të punonjësve dhe rreth 18 mijë dollarë taksë mbi fitimin.  Pra, ulja e taksës mbi fitimin ka qenë më e madhe se sa rritja e taksës mbi pagat dhe, si përfundim, fitimi neto i është rritur me rreth 9 mijë dollarë. Si rrjedhojë, ndryshimi i taksimit nuk e ka stimuluar një kompani të tillë që të shtojë punonjësit, sepse shtimi i kapitalit fizik është më i leverdisshëm për të.

Ndryshe qendron puna me taksën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Ulja e saj totale nga 41.9% në 27.9%, përbën një ulje reale të kostos së punës, e cila, për rrjedhojë, mund të ndikojë pozitivisht te kompanitë që e bazojnë fitimin e tyre kryesisht në përdorimin e punës. Sidoqoftë, të dhënat zyrtare tregojnë se kjo ulje e ndjeshme taksës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore ka ndikuar kryesisht në thellimin e deficitit të fondit shtetëror të pensioneve (Banka Botërore ka ngritur alarmin për këtë gjë), ndërkohë që ka ndihmuar fare pak në rritjen e numrit të të punësuarve në sektorin privat jo-bujqësor.  Sipas INSTAT-it, nga viti 2007 në 2010, rritja e të punësuarve në këtë sektor ka qenë vetëm 14 mijë vetë, ndërkohë që numri i të punësuarve në sektorët e tjerë është ulur me plot 36 mijë vetë…

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

Nese e kuptova drejt, taksa e sheshte nxit uljen e punesimit. Do me thene qe taksa e sheshte vetem sa perkeqeson situaten e papunesise ne Shqiperi dhe rrit defiçitin e fondeve te sigurimeve shoqerore dhe pensiovene.

Perveç punesimit, mesa kuptova, nga taksa e sheshte perfitojne kompanite e medha me kapital te madh e njerez pak dhe penalizohen shoqerite e vogla me kapital te paket por qe punesojne shume njerez.

Submitted by a.g (not verified) on

Po nderhyj dhe une ne kete debat pa njohuri specifike direkte. Taksa e sheshte fillimisht lindi si nevoje e shmang'jes se 'paditurise' se taksaxhinjve me lloj lloj formulash qe ua benin koken dhe shifrat camur. E dyta, per shkak te infrastruktures se dobet dhe nivelit klientelist te punonjesve , krijonte nje kollajllek ne perllogaritje , arketim dhe administrim. Ndersa gjithe te tjerat jane per te justifikuar 'pordhat' pasi kam ngrene 'fasule'. Persa i perket uljes se perqindjes se detyrimeve per taksen e sigurimeve shoqerore e shendetesore, mos harroni se ajo erdhi menjehere pas pagave reference sipas pozicionit te punes, te cilat nuk jane reale dhe sidomos per beznesin e mesem shtuan sasine e pageses. Z.Zaloshnja, 'u lodhet' duke i ardhur verdalle lemit te taksave ne periferi , por ne zemer te tyre s'keni mbritur akoma. Mbase duhet rruge e gjate per te kuptuar manovrat e 'Bodes' qe ballazi te puth ne dy faqet dhe nga pas ndjen se te dhemb bytha...Nejse, s'ke faj as ti as te tjere qe llokociten ne kete mjedis taksash, por fajtore eshte vota e jone ,qe thone do ulim taksat dhe me pas na ngulin taksa...Dhe kjo do te vije  duke u ndergjegjesuar kur te gjithe te paguajne taksa...

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

o shoku zaloshnja dhe ky "hapi" e hapat e tjere qe perpiqen te te ndjekin nga pas.

Taska e sheshte hyri ne fuqi plotesisht ne 1 Janar te 2008 dhe po te hapesh syte, tek statistikat e instatit qe i merr per reference, viti 2008 mbahet si viti me papunesine me te ulet gjate ketyre 10 viteve te fundit.

Pastaj tek rasti i kompanise se fasoneve, o doktori shkencash, ca eshte ky tatim mbi fitimin e pagave te punonjesve qe paguan kompania? Se na luajte ne bythe fare.  Fillo duke marre per baze pagat bruto te punonjesve per te nxjerre fitimin e kompanise dhe pastaj edhe mund te fantazosh duke thene qe tatimin mbi fitimin ja paguan kompania punonjesve.

Submitted by Lina (not verified) on

Sakte! Tatimin mbi fitimin nuk ua paguan kompania punonjesve, jane keta te fundit qe e paguajne vete, pavaresisht faktit qe kompania merr persiper per llogari te shtetit t'ua zbres nga paga, para se t'u akordoje pagen.

Po ky Zaloshnja nuk u lodh me analizat amatore dhe deshtimet e tij?????????

Submitted by Klevis (not verified) on

Shkrimi nuk merr ne konsiderate qe ekonomia boterore pesoi nje renie te larte ne tre mujorin e katert te 2008 dhe ne vazhdim. Duke kunsideruar qe ulja ne punesi eshte vetem 2.34% (nga 939,000 ne 917,000) nuk me duket qe taxa e sheshte ka qene arsyeja negative por do te thoja qe taxa e sheshte ka ndihmuar qe papunesia te mos rritet me shume.

Kjo gjithmone duke menduar qe te dhenat e instatit jane te sakta, gje qe nuk e di a mund ta besojme.

Submitted by reformer (not verified) on

Analiza e Zaloshnjes eshte e sakte dhe tregon qarte stilin bodian: me nje dore ta jep, me tjetren ta merr. Ne thelb asgje s'ka ndryshuar per kompanite, ndersa per administraten eshte me e lehte te llogarise tatimin.

Problemi i vertete ketu eshte terri statistikor, i cili po i shpie te gjithe analizat ne qorrsokak. Ne nuk dime sa kane punesuar kompanite e medha, sa shteti dhe sa biznesi i vogel. Analiza e vertete e ndikimit te takses se sheshte nuk mund te behet pa keto shifra.

Submitted by hapi (not verified) on

Si nuk ka ndryshuar gjë, ndërkohë që firmat e vogla e të mesme duhet të bëjnë llogaritë mirë para se të marrin në punë një person shtesë, AMC-të e Vodafon-ët fitojnë më shumë sepse paguajnë më pak në shtet edhe pse nuk kanë ndërmend të punësojnë njeri.

Kjo është një mënyrë transferimi indirekt i pasurisë nga kompanitë e vogla te të mëdhatë.

Shteti do të financohet patjetër, ose do ja marrë të voglave ose të mëdhajave. Qeveria e Saliut ka vendosur t'ia marrë të voglave lekët e tu thotë të mëdhajave, "Ju mbajini paratë që keni se boll më dhatë 10%".

Submitted by Aqifi (not verified) on

I nderuar zoti Zaloshnja,

Ju jeni reshtuar ne krah te Rames dhe eshte e drejta juaj, por e keqja eshte se ne Shqiperi po u bere me nje krah  do te mbrosh te gjitha budallaleqet qe thote lideri. Berisha me te gjithe patetizimin e tij folklorik, ka kuptuar se eshte me mire te degjoje specialistet, sesa gazetaret ose disa te sapo diplomuar jashte shtetit. Ne fak vendosja e takses se sheshte ka qene me insistim e  Bodes por e propozuar me kohe prej FMN se. Ka pasur nje hezitim dhe frike te madhe, se  aplikimi i saj do te ulte te ardhurat ne buxhet,  por per hir te se vertetes aplikimi i kesaj takse pati sukses pasi  uli shume evazionin fiskal dhe riti bazen e tatim taguesve masivisht. Bizneset te cilet tashme  detyroheshin te paguanin vetem 10 % ,  nuk kishim me asnje aresye pse te fshihnin fitimet. Kjo eshte kryesorja, ndersa teorite e tjera jo do invesojne me shume nga fitimet e tyre per te hapur vende pune etj etj etj, jane pjese te leksioneve qe mesojne ne shkolla por  Rames i duken si ide qe do te shpetojne Shqiperine.

Submitted by respublica (not verified) on

Para zbatimit te takses se sheshte (ne vitn 2007), buxheti i shtetit voli si te ardhura 26.5% te Prodhimit te Brendshem Bruto. Ne vitin 2011, voli 25.6% te Prodhimit te Brendshem Bruto. Kjo nuk tregon ulje te evazionit fiskal, perkundrazi.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

Te ardhurat tatimore per vitin 2007 ishin 184,029,000 leke nderkohe qe per vitin 2008 ishin

214,577,000 leke, pra rreth 16% me shume se viti 2007. Kshu qe o respublica mos na e rruj si shume se nuk kemi pasur ndonjehere rritje 2 shifrore te GDP keto vitet e fundit.

Submitted by Erjon Brace (not verified) on

o respublica qe me ngjan here me shokun zaloshnja, here nga ato qe po bejne programin elektoral te Edit. Edhe ne ato ne linqet qe ke nisur me siper del qe per vitin 2007  zeri "Te ardhurat nga tatimet" eshte 229,989,000 ose 23.4% e GDP nderkohe qe per vitin 2008 zeri "Te ardhurat nga tatimet" eshte 262,352,000 ose 24.4% e GDP. Efekti i ndryshimi te nje takse nuk shihet ne zera te vecante po ne totalin e te ardhurave te taksave, dhe ky total eshte ai zeri qe po te tregoj une me siper. Dhe fundja eshte kjo qe ka rendesi, sa jane te ardhurat e shtetit nga tatimet. Prandaj perseri mos na e rruj o respublica qe do me bo ekonimistin dhe analistin me zor.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.