Blushi te Opinioni – i pasur në poetikë, i varfër në detaje

Postuar në 29 Mars, 2012 18:45

Ben Blushi ishte i ftuar mbrëmë te emisioni Opinion i Fevziut, për të diskutuar rreth tezave që kishte shtjelluar disa ditë më parë në gazetën Panorama rreth programit të PS-së. Përkundrejt insistimit të gazetarëve në studio për ta quajtur shkrimin e tij një platformë konkurente me programin zyrtar të PS-së, Blushi theksoi dhe ritheksoi se ai shkrim nuk ishte veçse një sprovë plotësuese dhe sqaruese e programit të PS-së. Dhe me një gjuhë të mbushur me metafora të goditura, ai përsëriti pak a shumë tezat që kishte shtjelluar në shkrimin e Panoramës. Por ngjashëm me atë shkrim, Blushi ofroi pak detaje.

Për shembull, kur u pyet se cilët do të përfitojnë dhe cilët do ta pësojnë nga taksa progresive mbi të ardhurat personale, Blushi solli vetëm shembuj të njerëzve me të ardhura të ulta, të cilët dihet që do të përfitojnë nga taksa progresive. Dhe megjithë insistimin e gazetarëve, ai iu shmang pjesës tjeter te pyetjes, pavaresisht faktit se PS-ja ka propozuar në Kuvend (me rastin e diskutimit të buxhetit të shtetit) që shkallëzimi i taksës mbi të ardhurat personale të bëhet i tillë, që personat me të ardhura mbi 1.4 milion lekë të vjetra në muaj të paguajnë më shumë se 10% taksë (sa ç’paguajnë sot). Gjithashtu, ai iu shmang pyetjes nëse disa biznese duhet të paguajnë një taksë më të lartë mbi fitimet se sa paguajnë sot.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by endri (not verified) on

m'duket se tek PS-ja ka fillu ajo loja "kush-e-ka". Blushi kishte rastin me bo "taaa" dhe sja mbajti bytha. Nga ana tjeter ne Vlore Ben Isaraj ka bo nji grup qe bo gili-vili po spo e qisin koken. Knej Majko bo gam-gam qe pse nuk bojne koalicion me Topin, por sja ma bytha me e thone vete - por ene ai si Edi Rama bo ciu-ciu ne Facebook.

Hajde qite tina Mono me kta Socialista !Ene besoji ti po t'dush ktynve qeverine neser. Kta s'ven dot as ne banjo pa lejen e Ed Rames.

Mir ja boka Edi i paska vone ne rreshtore te gjithe.

Submitted by I liri (not verified) on

Z.Eduart! Para dy tre ditesh une ju bera nje pyetje: "Perse socialistet  ku hyn dhe Blushi,i meshojne kaq shume problemit te takses te sheshte apo progresive ?" Gjithashtu ju shtrova pyetjen tjeter:"sa % te shqiptareve i emocionon kjo takse?" Ju me miresjellje mu pergjigjet se do te reagoni ne nje shkrim te ardhshem per kete ceshtje.

Sot po ju bej dhe nje pyetje tjeter.Duke lexuar opinionet e shume analisteve te cilet kane mare shkas,nga nje shkrim,a pamflet, i Blushit mbi te majten shqiptare,ku ai e orientonte politiken e PS,drejt shtreses te mesme,apo klases se mesme, e kane cilesuar ate si nje ideolog i te majtes.Pyetja eshte kjo:Nese PS, duhet te orjentohet drejt klases te mesme ne shoqerine shqiptare,per te terhequr vota nga kjo klase dhe Berisha do te orjentohet, si gjithmone, drejt shtreses te varfer te shoqerise ( pergjithesisht fshatit ) , kush i fiton zgjedhjet e 2013.... ?!

Submitted by Ben Dibrani (not verified) on

Blushi eshte nga ato hejbet qe Berisha i ka varur PS per ta penguar. Kurre mos ardhte dita qe ky te drejtoje ate Parti, do te ishte fundi i PS.

Submitted by J. (not verified) on

Pandeli Majko, ka shkruar një artikull në shtypin grek. Nëse keni mundësi ta gjeni në shqip, botojeni se ishte shumë interesant.

Submitted by koz (not verified) on

Duke lexuar shkrimin e felliqur te Fevzes ne Panorama sot lidhur me kete teme ve re qe eshte nje tjeter shkrim i peshtire, ne vazhden e zhgaravinave te ketij bufoni idiot (fevziut) per tu perpjekur qe te krijoje imazhin e nje "king maker". Per dreq cdo gje qe thote dhe ben ky palaco nuk perben me lajm e ca me pak ekskluziv dhe shumica dermuese e shqiptareve e shohin qartesisht per ate qe ai eshte ne te vertete - Nje Klloun dhe  Sherbetor pa bosht e principe i mbretit te rradhes, ne pritje te kockes se rradhes. Ne thelb Fevziu eshte vecse nje figure tragjke, po aq sa dhe idhulli i tij i pertej adriatikut (Vespa) qe aq shume perpiqet ti ngjaje dhe ta mimikroje...

Submitted by Endri (not verified) on

O Muç Bab Myslymi ! ngele duke ju perul Ed Rames....sikur te ma me buke er dreq. Po Blushi pa shtylle kurrizore ka qene dhe do mbetet. Pas pilafit del Blushi dhe thote - do bojme aleance paszgjedhore me topin. E kujt i rruhet per aleance pas-zgjedhore ? Duket qe PS-ja jote o Muç do shkoka per lesh ene ket radhe ! Po nuk diti te bej aleanca parazgjedhore te fuqishme - kta te PS-se zor se morrin gjo !

hajd shnet !

Submitted by lir shkreli (not verified) on

Blushi eshte nga personazhet e pakta te PS qe reflektojne kulture dhe qetesi. Do te kishte fituar PS po ta kishte kryetar grupi parlamentar. Do te ishte nje imazh i mire per te. Ne intervisten e Opininonit dukej qarte qe Blushi ishte lene menjane, se nuk kishte informacion. Por ky eshte nje gabim per lideret socialiste. Blushi mund te ndihmoje. Si me ide dhe me prestigj. Kontrastojne shume psh me Rucin, ose dhe te tjere, Brace e Tahiri.

Submitted by katarakti (not verified) on

Blushi perfaqeson nje rryme tjeter brenda PS-se. Kundershtare me ate te Rames. Kam pershtypjen se ka qene dhe mbetet njeriu i Fatos Nanos. Ne kete kuptim ai nuk i duhet PS-se. Me deklaraten se mund te bejne aleance me partine e Topit, ai çon uje ne mullirin e Berishes, qe thote se Topi punon per Ramen. Me djallezi, njelloj si Islami para 4 vjetesh, edhe ky po perpiqet t'i beje gropen Rames qe te marre vete frenat e PS-se. Per mua Rama mbetet Njeshi. Boll kur kujtoj urrejtjen qe ka Berisha kunder tij, pa folur ketu per Nanon, Meten, Mejdanin etj, mendoj se eshte njeriu i duhur per nje Shqiperi te re.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.