Për çfarë po bujtin politikanët shqiptarë në Washington? Flasin Çili e Minxhozi

Postuar në 28 Mars, 2012 14:48

Në Washington po i presin me radhë ‘këta tanët’. Pritën në fillim Lulzim Bashën, pastaj Edi Ramën e Kreshnik Spahiun, tash Ilir Metën e në prill Sali Berishën. Ç’është kjo paradë e eksponentëve të politikës shqiptare në zyrën e Philip Reeker-it (fotoja që shoqëron lajmin është e tij)? Henri Çili përpiqet t’i japë një përgjigje kësaj pyetjeje në shkrimin e vet të publikuar në Mapon e sotme, dhe aty thotë se gjithçka lidhet me momentin presidencial. Amerikanët, sipas tij, janë të shqetësuar, pasi “[nëse maxhoranca] merr dhe presidentin, [atëherë] krijohet një vertikale e plotë e pushtetit në këtë vend; nga Presidenti i Republikës deri tek Bashkia e Tiranës”. Po pse i kanë ftuar të gjithë? Në këtë mes kemi të bëjmë, thotëai, “me kujdesin sistematik të diplomacisë amerikane për të mos i dhënë avantazh dikujt dhe disavantazh dikujt tjetër”.

Skënder Minxhozi nuk është kaq i sigurtë sa Çili në leximin e kësaj situate. “Mund të jetë e gjitha një qokë pa asnjë kosto e kokëçarje për Reeker-in e pa ndonjë rëndësi për lojën politike në Tiranë. Por mund të jetë dhe krejt e kundërta, dmth Reeker-i, i shqetësuar për zhvillimet në Tiranë, ka dashur t’u tërheqë veshin të gjithëve; më vonë do të mund të bëjmë leximin e saktë të këtyre vizitave”, thotë Minxhozi i kapur në telefon nga respublica.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Ilir (not verified) on

<p>Philip Reeker qesh me vete se si &quot; Debilat Shqiptare hyjne dhe dalin njeri pas tjetrit nga dera e tij&quot; Qesh me vete kur Debilat paguajne shuma te medha per takime pa vlere dhe investim, Qesh me vete se si ky Popull qeveriset nga Debila te Tille , Qesh me vete kur Debilat Shqiptare gezohen kur takojne nje nenpunes ... administrate. Qesh me vete se si Lulezim Basha Lumturohet ne kuptimin e Plote te Fjales kur takon Kreytarin e bashkise se Washington Dc, Qesh me vete se si Kryetari i Opozites si &quot;Naim Frasheri &quot; i prezanton &quot; Rilindjen Shqiptare &quot; atij as ruhet., Qesh me vete si nje kryehajdut si Ilir Meta qe duhet ishte mbrapa hekurave te Burgut jep Referat ne Universitetin Hopkins te Washingtonit, Qeshe me vete kur shehKryeministrin e Shqiperise qe paguan miliona dollare per nje takim me Sekretaren e Shtetit, Qeshe me vete se si ky Popull ( s&#39;ka buke) mban mbi kurriz &quot; Kokrra Debilash te Tille &quot;</p>

Submitted by Saimir (not verified) on

Z. Cili eshte i thelle dhe pa shtylle kurrizore, dmth, i pakarakter qe e ka shitur shpirtin dhe dinjitetin per nje grusht pare. Edhe ne kete rast une nuk e marr seriozisht nje njeri qe haptazi e me krenari e ka deklaruar veten sherbetor te zellshem te "te vjeterve" e pro asaj garde komuniste qe qeveris e zhvat Shqiperine.
E imagjinoj Berishen si ate te cilit do t'i kujtojne kontraten e para shtate viteve per marrje e dorezim pushteti dhe ne se do te perpiqet te luaje rolin e budallait e te kerkoje te mbaje me teper se eshte hesapi do ta pesoje me keq se para 15 vitesh.
Do te kete foto, buzeqeshje, fjale per mbeshtetje, etj. por ne fund ai do te leshoje karrigen per nje nga ata qe sapo vizituan Ameriken.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.