Tentojnë të grabisin një bankë, dhe shkaktojnë viktima; gjithçka ndodh në mes të Tiranës

Ministri i Rendit, Bujar Nishani, ish thirrur në Komisionin parlamentar të Sigurisë për të raportuar, e për t’iu përgjigjur pyetjeve, lidhur me situatën e rendit publik. Dhe në thelb aty tha, se “kemi kontroll të plotë mbi territorin, policia është rezultative, statistikat flasin për një sukses në luftën kundër krimit, etj, etj”. Dy orë më pas, fiks më 14.50, si për t’i bërë një përgënjeshtrim fatal e tragjik pohimeve të ministrit të brendshëm, dy persona të armatosur dhe me maska kanë hyrë bujshëm e dhunshëm në një filial të bankës NBG, tek Xhamlliku. Kanë qëlluar me armë fillimisht e pa paralajmërim mbi rojen e sigurisë. Më pas kanë kërcënuar arkëtaren Eleonora Kaloçi, teksa i kërkonin që t’u jepte paratë. Lëvizjet e arkëtares u janë dukur si një sinjal që e lidh bankën me shërbimin policor, raporton Top-channel, dhe duke qenë se janë trembur e kane qëlluar dy herë në trup, pa bërë asnjë tentativë për të grabitur të hollat. Në këto kushte të dy janë larguar nga banka me vrap, pa marrë pará, por duke lënë viktima. Arkëtarja 42 vjeçare ka humbur jetën në spital. Roja i sigurisë, Skënder Elmazi, ndodhet në gjendje të rëndë.
Përsërisim: Ngjarja ka ndodhur ditën me diell, në një vend të superpopulluar, dy orë pasi ministri çaprashiste në Kuvend për suksese. Herën tjetër, kur t’i duhet të raportojë në komisionin parlamentar, këtë ngjarje do ta përmendë thjesht si statistikë që nuk e komprometon suksesin e policisë.
Re.Pu.
Comments
qe kur kjo gazet nuk merret

qe kur kjo gazet nuk merret me gay-t dhe ka filluar te merret me ceshtje te interesit public

Po pse more skraparlliu i

Po pse more skraparlliu i boles ne cilin vend te botes i parandalojne te tilla krime?

Ne ate ku bole si puna jote

Ne ate ku bole si puna jote qepin gojen dhe tregojne pak respekt per ate grua (edhe pse pak injorante) qe humbi jeten. kelysh e zagar duhet ta kishe vene emrin e jo anonim

te kane nderuar ilacet ty

te kane nderuar ilacet ty bir. shko vititohu sepse ke probleme serioze me shendetin ti shoku i ,,,,

Ti na dole doktori apo

Ti na dole doktori apo avakati mbrojtes ne profesion dukesh pak i lekundur mos je gje vall dhe ne gjera te tjera?

ngushellime per jeten e

ngushellime per jeten e zonjes. RP, ne vend te merreni me cfare paska deklaruar ministri pse nuk komentoni me cfare trajnim sigurie i lene te punojne keto administratoret e bankes punonjesit e tyre? a i eshte thene zonjes se ndjere ne ndonje trajnim sigurie se ne rast grabitje ceshtja nuk esht normale dhe s'ka te beje me aksione bankare e se duhet te kujdeset per sigurine e jetes se vet e jo me mbrojtje paresh? keto te sqaroje i here administrata e bankes, si dhe kushtet e sigurise se punonjesve, e me tej komentoni fjalimet e ministrit po te doni.

Ore Anonimi nr 2: banka e ka

Ore Anonimi nr 2: banka e ka te shprehur qarte ne rregulloren e sigurise qe te mos behet asnje lloj rezistence dhe biles dhe keshilla se si te sillen. Ne kete rast ka qene ndonje i droguar apo psikopat se ka gjuajtur pa asnje lloj arsyeje. Keto raste nuk parandalohen as ne vendet me te zhvilluara. Por mendoj se policia jone me shume se te kape vrasesin mendon se si te beje show e te tregoje qe po punon fort.

Jete qeni ben nje njeri i

Jete qeni ben nje njeri i ndershem ketu ne Shqiperi! Ajo e shkreta dilte mengjes e kthehej ne 6 mbasdite per 35000 leke te felliqura e nje dite vjen e te qellon nje kriminel ne mes te dites. Turp!! Pse nuk i gjen gje keta politikanet po vetem me njerezit e thjeshte e gjen Zoti!!! Gjynah kjo e shkreta! Urime per sukseset e policise...

Add new comment