Shqipëria si Bahamas në 2017-ën???

Në emisionin Opinion të Blendi Fevziut, Berisha deklaroi dje se nuk del në pension pa realizuar projektin madhor të tijin për bërjen e Shqipërisë vend të zhvilluar deri në vitin 2017. “Vetëm i Gjithëfuqishmi atje lart ose Sovrani këtu poshtë në tokë mund të më pengojnë në realizimin e këtij projekti madhor”, tha Berisha, me një shprehje mbinjeriu në fytyrë. Por çfarë nënkupton termi vend i zhvilluar?
Sipas PNUD-it, vende të zhvilluara konsiderohen ato që renditen në 43 vendet e para të listës që i rendit ato në bazë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor. Ky indeks ndërtohet duke ponderuar treguesit e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) për frymë, industrializimit, jetëgjatësisë, arsimimit, nivelin të varfërisë, etj. Aktualisht, vendin e fundit në listën e PNUD-it për vendet e zhvilluara e zë Bahamas që, sipas The World Factbook të CIA-s, kishte rreth 31.000 dollarë PBB për frymë në vitin 2011. Konvertimi i monedhës vendase është bërë në bazë të fuqisë blerëse të saj, jo në bazë të kursit të këmbimit në tregun valuator. Krahasimisht, Shqipëria kishte vetëm 7800 dollarë PBB për frymë. Që ne të arrijmë Bahamas në vitin 2017, duhet që Produkti i Brendshëm Bruto i Bahamas të mos rritet fare në këto 5 vjet ndërkohë që i yni të rritet mesatarisht 26% në vit. Sipas parashikimit optimist të Ministrisë së Financave të Shqipërisë, rritja e PBB-së do të jetë në nivelin 3-4% në tri vitet e ardhshëm. Ndërsa sipas FMN-së, rritja e PBB-së së Bahamas në tri vitet e ardhëshme do të jetë 2-3% Me këto ritme rritjeje ne mund ta arrijmë nivelin e Bahamas në vitin 2071, e jo në 2017. Por atëherë, fatkeqësisht, i Gjithëfuqishmi atje lart do të ketë mbaruar punë me Berishën…
E.Zaloshnja
Comments
Po pse me Boden, Fullanin ,

Po pse me Boden, Fullanin , Pollon , Topallin e Meten do na coje ne prosperitet ky zog gomari. Po qofshin gomere te gjithe ata qe mbajne nje fije shprese te fjalet e ketij besepreri. Prosperitetin i Shqiperise ky e sheh vetem ne llogarite e bankes se tij e te gjithe lakejve perreth. Prosperitetin e Sali Berishes e presim qe nga 1992. Nje qeveri pa perkrahje nga bota nuk mund te eci sepse nuk gjen dot donatore per zhvillim te cilet nuk mnd te besojne ne aftesite drejtuese te lidershipit te tanishem qe shkemben "eksperience pune" me autokratet e Hungarise, ne dem te interesave te Shqiperise. Ky eshte 100 here me i keq se Esat Toptani.

Ato pallatet te fotoja mos i

Ato pallatet te fotoja mos i ka ly gje Edi Rama?

Dhe themi përse nuk na

Dhe themi përse nuk na pranojnë në EUROP po me këtë kryeministër vërtet na bëjnë padrejtësi nuk e shikojnë se sa shumë e do populli nuk e panë se sa shumë ishte mbushur sheshi dhe ky birbilë gjyzari e mori në mënyrë të përsosur këngën e bukur që i pëlqenë popullit dhe me të drejtë thotë se vetëm zoti mund ta largojë dhe me gjithse është myslym zoti i dhëntë jetë të gjatë

i gjithpushtetshmi do ket

i gjithpushtetshmi do ket mbaruar pune me 'te dhe ne do dalim ke sheshi te revoltuar sikur e rrezuam ne...

(shaka e hidhur kjo. ska shanse te perseritet historia. shpresoj).

Add new comment