Rama në Top Story: Nano President? Ne e votojmë, por nuk e kandidojmë

Postuar në 22 Mars, 2012 16:14

Në bisedën e zhvilluar në studion e programit Top Story, Edi Rama është fokusuar, përveç të tjerash, tek Presidenti që pritet të zgjidhet: “Zgjedhja e Presidentit duhet të jetë një moment vendimtar për të gjykuar nivelin e pjekurisë së klasës politike e për të parashikuar si do rrjedhin gjërat nisur nga mënyra e zgjedhjes së tij.” Ka përjashtuar konsensusin për kandidatët e Berishës: “Emri i Jozefina Topallit përjashton çdo lloj konsensusi nga ana jonë, siç përfaqëson çdo figurë nga Partia Demokratike”. Ndërsa për Fatos Nanon si kandidat presidencial ka përsëritur një opinion “të vjetër”: “Fatos Nano ka bërë zgjedhje për të ndërtuar një profil mbi palët, pasi ka konsumuar karrierën e tij deri në krye të ekzekutivit dhe ka shprehur ambicien për të gjetur konsensus mes palëve për t’u zgjedhur President i Republikës. Por nuk është kandidat i Partisë Socialiste,." Me këtë don të thotë se po të dojë Berisha, ne jemi dakord; por ne vetë nuk do të kërkojmë konsensusin e Berishës lidhur me emrin e Fatos Nanos.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Z. Mustafa,

do te kisha deshire te degjoja opinionin tuaj mbi kete ceshtjen e Nanos for President dhe jo thjesht perseritje te fjaleve te Edi Rames. Dhe a mund te me thoni pse Nano eshte me i mire se Topalli, apo ndonje tjeter figure e PD-se?

Submitted by olti (not verified) on

Nano eshte figure kontradiktore por ndryshe nga Topalli & co., do te futet ne konflikt si me Berishen ashtu edhe me Ramen, sepse vete eshte kapadai. Por nuk eshte kjo ceshtja....Shqiperia do eci nga zhvillimi e lufta e Shqiptareve e jo sa i zoti apo i bukur eshte Lideri.

Submitted by Anonim (not verified) on

Cfare domethene "Nano figure kontradiktore"? Nga kjo shprehja jote del gje per shembull qe Nano eshte hajdut? Se une njoh edhe hajdute jo kontradiktore! Del gje per shembull qe Nano eshte kurvar? Se njoh edhe kurvare jo kontradiktore! Del gje per shembull qe Nano eshte tradhtar? Se njoh edhe tradhtar jo kontradiktor! Del gje per shembull qe Nano eshte pijanec? Se une njoh edhe pijanece jo kontradiktore!

Olti, nga gjithe te keqijat e Nanos zgjodhe nje menyre shume te embel, shume soft, per ta karakterizuar. Dhe Shqiperia nuk ka per te ecur asnjehere me Nanon President. Une nuk e di se sa mund te ece me Topallin President (jo shume ne cdo rast) por sa ka per te ecur me Nanon kete e dime nga nje eksperience e meparshme qe kemi per kete figure te felliqur. Dhe qe Edi Rama ka kurajon dhe thote qe ne do ta votojme. A thuaj se problemi eshte qe te votohet nje i partise se tij. Sikur problemi nuk eshte t'i japim kombit nje figure te mire!

Submitted by Olti (not verified) on

Personalisht gjeja qe me ben me pak pershtypje tek nje politikan eshte se cfare pi apo me cfare femrash shkon! Nano ishte me kulture dhe shoqerohej me horra, ishte nje Kryeminster qe Punoji per krijimin e Nje administrate te pavarur por nga krahu tjeter kontrollonte kush emerohej Ne dogana, ndjente nevojen per reformim te PS dhe spastrimin e Hajduteve nga Qeveria por pas i bente palaco na i sillte prape Ne qeverisje e te tjera! Presidenti Ne Shqiperi eshte honorifik dhe me sa kuptoj nuk duhet qe Doktori te marri edhe kete gur te Vogel shahu!

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk eshte ceshtja per ngjyren e leshit qe kishte qejf Nano, problemi se ate ngjyren e leshit ia perdoren shoket e partise per ta shantazhuar. Kjo po eshte ceshtje edhe publike dhe jo private. Nuk eshte problem lloji i veres qe pi Nano, problemi eshte se kur eshte tape cfare firmos si kryeminister. Nuk eshte problem se luan bixhoz Nano, problemi eshte se kur i duhen pare firmos koncesione ne dem te shtetit (rasti i Rinasit eshte me kuriozi sepse i ngjan ketyre te fundit te firmosur nga Berisha, por qe PS asnjehere s'e permend). Nano nuk tentoi asnjehere te beje qeveri te mire ne Shqiperi, jo me t'ia arrinte ta bente. Nqs. ty te pelqen, eshte problemi yt. Por mos na e nxirr per te mire. Dhe nqs. qellimi eshte qe Berisha te mos kete nje te tijin per president, atehere une po te jap dy argumentime shtese (sa per te likujduar mundesine e  Nanos):

1. PS te propozoje nje emer te ndryshem nga Nano. Apo nuk ka asnje te hajrit?

2. Nqs. qellimi eshte balancimi i pushteteve, atehere pse PS mbajti Meidanin se bashku me Nanon ne dyshe qeveritare, sidomos ne nje periudhe qe presidenti kishte me fuqi se sot. Dhe cfare ndodh nqs. presidentin e mer PS dhe zgjedhjet ne 2013 i fiton Edi. Do te nderrojme presidentin prape me 2013? A po nje dyshe socialiste ne fuqi te pelqen shume?

Ju socialistet kerkoni mirekuptim dhe hapesire idesh por nuk jeni aspak serioz kur hyni ne gracke dhe ktheheni prape tek Nano. Me kujtohet ajo shprehja e popullit: ujku qimen e nderron por zakonin s'e harron. Meqenese Sala eshte nje plehre kjo s'do te thote se kemi nevoje edhe per nje plehre tjeter.

Submitted by olti (not verified) on

Me duket se e ke humbur fillin e mendimit. Une nuk jam socialist por me sa di une nuk eshte krim ende te jesh Socialist ne Shqiperi! Me vjen keq nese menyra ime e gjykimit ju ofendon por per mua as Rama nuk eshte Socialist kurse Nano nuk e di se cfare eshte ne kete pike.  Doktori ka nje cilesi qe futet ne konflikt me kedo, sic beri me Bamirin, Prokuroret e Kreret e Shikut dhe ideja ime eshte qe Nano ndryshe nga Josefina qe eshte rast unikal do te kete aftesine te distancohet e jo te nenshtrohet ndaj Berishes. A mund te nxjerre e Djathta nje figure qe behet President, patjeter vetem sduhet te jete nga oborri i ngushte mbreteror. Nuk kam asnje simpati per Nanon per me teper nese propozohet nga e djathta.

Submitted by Anonim (not verified) on

Nuk e humba aspak fillin, thjesht jam shume i kujdesshem per arsyetime qe nxjerrin Nanon si normal. Nuk eshte normal. Eshte vrases (ky vret personalisht sepse shkel njerez, pervecse nepermjet mafjozeve si Nehati me shoke), eshte i korruptuar etj.. Por mbi te gjitha politikisht do denuar per faktin qe lejoi PD-ne e Sales te vije ne pushtet. Dhe ti deshiron qe une te pranoj qe Sala te sjelle PS-ne e Nanos ne pushtet?

Submitted by Olti (not verified) on

Doktori eshte ne koalicion me LSI socialiste ndersa Rama ne opozite pa shume hapesire levizese! Sala do vere President ke do Ti sherbeje me mire dhe mua Sdo me pyes! As Edvini ska gje Ne dore! Le te shpresojme te kemi fat dhe do e pranojme si normale procesin, ja ashtu si ngahera!

Submitted by Anonim (not verified) on

Ne nuk po flisnim mbi cfare do te ndodhe dhe ke do te pyesi Sala. Ne po flisnim a meriton Nano te jete president. Per mua pergjigjja eshte nje jo e prere. Me mire Sala te vendose ke deshiron ai dhe ta paguaje ai vete sic ndodhi me 1997, se sa te veje prape ke do ai (Nanon) me propozimin e PS-se ose LSI-se dhe te beje kot sikur ia propozuan keta. Kemi nje eksperience nga 28 prilli 2008 dhe akoma e paguajme sot. Po ate dite ndodhi edhe katrahura e modifikimit te kushtetutes, cka paguajme sot me zgjedhjen e presidentit. Per mua personalisht, strategjia me e mire per Edin ngelet qe ai te propozoje disa emra jashte grupit kryesor politik te PS-se (sepse nuk shanc qe PD t'i votoje) qe njihen publikisht qe nuk kane shkuar kurre me Salen, qe te pakten te jene garant ndaj nje minimumi demokratik. Edhe Bamir Topi nuk doli keq per Edin, te pakten nga cfare mund te prisnim. Po te reflektojme pak mbi Topin dhe sjelljen e tij ndaj PS-se, eshte shume me mire se Meidani dhe sjellja e tij ndaj PD-se. S'do te ishte ide e keqe edhe nje i PD-se qe s'e pjerdh Salen (dhe ka te tille, lexo listen e atyre qe u ftuan nga Sala per festen dje dhe nuk i vajten, e ke tek TemA Online) por qe Sala nuk e refuzon dot. Ne cdo rast me Nanon s'do te ishte mire me loz sepse ka treguar qe eshte i afte per shume lloj pazaresh. Pastaj nqs. PS akoma s'ka zene mend nga rrenget e Sales, le ta provoje...

Submitted by pilo (not verified) on

aman or vlla, po Jozefina eshte fycke ...dmth me mire nje maskara i mencur se nje budalla "i ndershem"

Submitted by geni (not verified) on

nano eshte gjeneral  si berisha ndersa  topalli dhe figurat e tjera jane mbushes topi.

te perbashket kane qe jane te gjithe FELLIQESIRA

Submitted by Endri (not verified) on

dmth past 5 vjetesh kur Edi thoshte perrallat e bandes se Nanos etj etj - tashti del qe Nano i paska te gjitha vlerat per tu bere President ???

Me fal po dua t'ju them qe qenkeni pak karakurve shoku Edi Rama !

Ti dhe Sal Berisha duheni zhduk nga skena politike shqiptare se po e boni çorbe ate popull !

Submitted by Anonim (not verified) on

“Fatos Nano ka bërë zgjedhje për të ndërtuar një profil mbi palët, pasi ka konsumuar karrierën e tij deri në krye të ekzekutivit dhe ka shprehur ambicien për të gjetur konsensus mes palëve për t’u zgjedhur President i Republikës. Por nuk është kandidat i Partisë Socialiste,."

Ore Edi Rama vetem ka bere nje pershkrim te qellimeve te Fatos Nanons, perse thone te gjithe qe partia socialiste do ta mbeshtese kanditaturen e tij?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.