Në Tuluzë ‘e kanë marrë shtruar’: rrethimi vazhdon

Postuar në 22 Mars, 2012 03:57

U mendua që sot në mëngjes francezët do të zgjoheshin me lajmin se Mohammed Merah që dyshohet, e që pretendon, të ketë kryer vrasjet në shkollën hebraike, do të ish kapur i gjallë, siç ka urdhëruar Presidenti Sarkozy. Por nuk ka ndodhur kështu. Deri para pak minutash agjencitë e lajmeve vijonin të informonin se i dyshuari mbetet i rrethuar nga më shumë se 300 policë e se deri në mesnatë kishin vijuar negociatat me të rrethuarin. Pas mesnatës janë dëgjuar shpërthime në pallatin ku banon 24 vjeçari me shtetësi fvranceze e me origjinë algjeriane, por nuk dihet nëse ai është vrarë. Ky i fundit ka refuzuar të gjitha herët të dorëzohet, dhe është betuar se në apartamentin e vet do ta gjejnë  të vdekur me armë në dorë. Është shumë i lumtur që “ka mundur të gjunjëzojë Francën”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by hapi (not verified) on

Edhe sot ne mengjes vazhdon rrethimi.

Policia kerkon me cdo kusht ta kape te gjalle per ta derguar para drejtesise, dhe ta pengojne me cdo kusht te vrase veten. Po e kapen te gjalle nuk del me nga burgu por policia kerkon te dije nese ka patur bashkepunetore, ku i ka gjetur armet dhe ne cilet qarqe eshte indoktrinuar e si ka shkuar ne Afganistan e Pakistan.

Policia mund ta vriste por po te kete dhjete si ai, nuk vlen vdekja e njerit.

Me duket pak i lehte si titull "E kane marre shtruar".

Submitted by hapi (not verified) on

Mediat franceze thone se u vra me arme ne dore nga policia gjate tentatives per kapjen e tij.

Tre police ngelen te plagosur, nga te cilet njeri eshte ne gjendje te rende.

Submitted by Baku (not verified) on

U hodh nga dritarja si Vojo Kushi!

Tashi eshte ne xhenet e po i zgjedh nje nga nje 72 virgjereshat qe i ka premtuar hoxha i Kandaharit!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.