Zef Brozi: Regjimi i Berishës ka pasur plan dhe t’më zhdukë fizikisht

Zef Brozi, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, thotë një numër gjërash interesante në një intervistë për të përditshmen shqiptarja.com. Po veçojmë dy dëshmi:
- [Më thirri presidenti Berisha në zyrë], dhe shkova. “Pse u dhe pafajësi gazetarëve [Aleksandër Frangaj e Martin Leka], pse nuk më pyete mua”? I thashë se “meqënëse ju kërkoni të jeni dhe kryetar i Gjyaktës së Kasacionit, atëherë merri çelësat e zyrës time; unë po jap dorëheqje”. Ia lashë çelësat mbi tryezë, dhe dola në një sallë tjetër të Presidencës të shkruaja dorëheqjen. Berisha po më ndiqte nga pas me çelësa në dorë, e po më lutej të hynim në zyrën e tij”.
- Në kohën kur kam qenë kryetar i Gjykatës së Kasacionit kam përballuar një shtet që përdori kundër meje policinë, shëbimet sekrete, Gjykatën Kushteteuse, Prokurorin e Përgjithshëm, parlamentin, qeverinë ... Regjimi i Sali Berishës ka pasur tentativa e plane deri dhe për asgjësimin tim fizik, gjë që unë e kam denoncuar publikisht në atë kohë, e gjë që del dhe nga një dëshmi e një qytetari sarandiot të rrëmbyer e të torturuar nga SHIK-u…. Më 5 nëntor 1995 [kur isha shkarkuar], herët në mëngjes kur isha ende në gjumë, forca policore e civile me xhupa të zinj trokaksin në derën e apartamentit tim, dhe synuan t’më rrëmbenin e zhduknin në drejtim të paditur e nga persona të paidentifikuar.
Intervista është e gjatë, dhe vijon dhe nesër.
Re.Pu.
Comments
Ky ka qene nje nder te paktet

Ky ka qene nje nder te paktet njerez me shtylle kurrizore ne kete vend... Respekte

Po pse pyet Berisha nga

Po pse pyet Berisha nga Zefi?! Ai e ka mendjen te zgjedhjet, te pushteti. Ai akuzohet per krim, vjedhje , tradheti kombtare e ku ta di une dhe ben vizita ne Azerbaxhan e Hungari, ne shtete qe ose jane kunder Europes, ose vendet e prapambetura te botes. Vetem te dale jashte kufijeve shtetror. Jepini Berishes ate qe ka kerkuar me kohe. Jeni te zote? Ndryshe mbyllni gojen.

ketij tipit nga Gziqi, i

ketij tipit nga Gziqi, i pelqente t'i merrte leket per gjyqet e ndryshme tani na behet si tribun i demokracise.

Zefi eshte komplet peder!

Zefi eshte komplet peder!

Ne kohen e Berishes se pare,

Ne kohen e Berishes se pare, ky legeni ka qene tehu i thikes se pushtetit. U hodh nga anija kur kuptoi se paret i benin te tjere dhe ky behej vetem pis.

Ai muhabeti i zhdukjes fizike nga police me xhupa te zinj eshte nur fare

Add new comment