Rama: Policia ka hetuar protestën dhe nuk ka gjetur asnjë provë të një dhune të planifikuar

Postuar në 19 Mars, 2012 12:10

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Rama i është përgjigjur pyetjes lidhur me vëzhgimin kritik të ambasadorit amerikan mbi protestën e opozitës pa bërë ndonjë tërheqje apo mea culpa (ambasadori ka lënë të kuptohet në intervistën e fundit në AS, me Bugajskin, se do ta kish mirëpritur një afrim të opozitës drejt pozicionit të tij). “Faktet flasin më mirë se çdo koment. 132 persona ndër protestuesit janë ndaluar, janë hetuar, janë gjykuar dhe kanë paguar pjesën e tyre të përgjegjësisë…. [Përveç kësaj], të gjithë protestuesit janë hetuar nga Policia e Shtetit, e cila ka konkluduar se nuk ka pasur asnjë provë të vetme se pas shprehjes së dhunshme ka ekzistuar një plan i Partisë Socialiste… Nga ana tjetër vrasësit dhe urdhëruesit e tyre vazhdojnë të jenë të pagjykuar dhe të pandëshkuar, as moralisht, as politikisht dhe aq më pak ligjërisht.”.

E.G.

Comments

Submitted by paskali vl (not verified) on

<p>mire rama aty</p>

Submitted by Lleshi (not verified) on

<p>E kurdise vetë atë çorbë (natyrisht me Bamirin) dhe ne sherbim te Putinit, &nbsp;per te treguar se Amerika nuk eshte ne gjendje te ruaj stabilitetin ne Ballkan pa ndihmen e Rusise.</p><p>Ketu e ke thyer poçin mor kungull dhe s&#39;ta fal njeri.</p><p>I&#39;m so sorry!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.