Topi fut pronarët e të përndjekurit në partinë që do të shpallë pas dy javësh

Që në momentin kur Bamir Topi shpalli se do të krijonte një parti, elektorati i saj dukej i përvijëzuar midis disa shtresave sociale siç janë pronarët por edhe të përndjekurit, të cilët janë zhgënjyer nga maxhoranca aktuale por edhe nga qeverisja socialiste. Këtij grupimi i shtohen edhe “tironsit” e vjetër, që kanë kontribuar në fitoret e mandateve për deputet të Topit edhe me mbi 70 për qind të votave.
“Shqip” hapet sot me lajmin se këto shtresa pritet të përfshihen në strukturat themeluese të partisë së Topit duke i plotësuar asaj fizionominë si parti e djathtë. Sektretari i Shoqatës “Pronësi me Drejtësi” Agim Toro, citohet të ketë thënë se “partia e Topit është më pranë të djathtës së kushdo tjetër” dhe se do të gëzoj mbështetjen e pronarëve. Gazeta citon burime nga grupi i themelueseve të saj se shpallja e partisë do të bëhet në ditët e fundit të marsit.
S.E.
Comments
Bamir mos na harro. Po nuk u

Bamir mos na harro.

Po nuk u kthey prona te i zoti vendi ka vetem drama.

Pas 3 muajsh krijohet nje

Pas 3 muajsh krijohet nje parti tjeter, pastaj nje tjeter, e nje tjeter, e nje tjeter. Ku shkon ky vendi im, une nuk e di.

Gezojini partite, kazinote, lokalet, pikat e basteve sportive.....MBRAPA KENI PER TE MBETUR GJITHMONE.

PUNONI, E BENI TE TJERET TE PUNOJNE PER JUVE.

Popull dembel, e pa vizion

po s'te pelqeu mos e voto,

po s'te pelqeu mos e voto, por mos be sikur po na qake hallin per shume parti. Ti qenke i idese qe PD+PS+LSI duhet te na mjaftojne?

C'ke me ate ?! Ti vazhdo ne

C'ke me ate ?! Ti vazhdo ne rrugen tende dhe ai ne te tijen. Kjo, thone, eshte demokracia, dhe jo imponimi ne c'do menyre, pasi quhet dhune. Debati ka karakter tjeter ' secili mendjen e vet pelqeu'...

nuk i imponova asgje, me sheh

nuk i imponova asgje, me sheh gje me kobure ne dore? por thjesht sec ndjej nje analigji me te tjere tipa qe i nxit Sala per te dale kundra cdo here qe dikush i kercenon pushtetin e tij ne PD. Zakonisht jane spiuna, por ky djali edhe mund te jete thjesht nje qytetar i lire me mendimin e tij. dhe une iu pergjigja thjesht duke i shprehur mendimin tim. asgje me shume se kaq.

Koburja bene 'baaam' ndersa

Koburja bene 'baaam' ndersa fjala bene ' haam' !

O Tani, une Sali Berishen kam

O Tani, une Sali Berishen kam dekada qe e urrej, e nuk dua ta shikoj me sy, dhe i uroj te rrezohet nga pushteti nje sekonde e me pare.

Une them qe Shqiperia po humbet kohe kot me parti x y z etj. Te gjithe i kemi pare qe luajne rolin e prostitutes deputet tane qe u "rropen" per popullin duke na rrjepur xhepat. A nuk do ishte e mira qe te gjithe ata qe jane kundra Berishes te bashkohen ne nje krah, e ta bejne kete vend ashtu sic duhet????

Ne Shqiperine tone te dashur, te besh dallim midis demokrateve apo socialisteve nuk ka kuptim. Eshte me e thjeshte se kaq, PD = PRAPAMBETJE, PS=PERPARIM.

Mos dil ne konkluzione te shpejta..:)

si mund te bashkohen se

si mund te bashkohen se bashku palet antiBerishe kur nuk dihet qarte se cilat jane keto pale? Je ti i sigurte qe Edi Rama eshte antiBerishe? Une s'jam edhe aq. Jam i sigurte qe ai do t'i ze vendin Sales, por kjo s'do te thote te jesh antiBerishe. Te qenit antiBerishe une e kuptoj ne sensin e te qenit kundra fenomenit Berishe. Si mund te thuash qe Edi nuk do te beje cfare ka bere Berisha, kur ai firmosi te njejten kushtetute te mallkuar (dhe po e perseris per te saten here qe pati njerez mjaftueshem te rendesishem dhe me eksperience qe i kerkuan te mos e firmoste se do ta hante ai dhe ne) vetem me shpresen qe po te fitonte me 2009 do ta kishte ai tere pushtetin. Si mund te besoj qe Edi eshte kundra fenomenit Berishe kur Lul Basha thote qe ai e kishte firmosur planin e koncesionit per parkingun qe perpara zgjedhjeve 2011 pa dal fare ne publik, dhe sidomos per nje mikun e tyre te perbashket. Nuk te duket paksa ne stilin e Berishes edhe kjo sjellja e Edit. Apo meqenese po na e fut Sala pse te mos na e fuse edhe Edi? PS-ja e sotme nuk po tregon qe deshiron demokraci, thjesht nuk deshiron Salen. Ne keto kushte veshtire te kesh bashkim te forcave antiBerishe, sidomos ne sensin Topi-Rama.

Ciao!

P.S. Konkluzionet kam kohe qe i peshoj, por ndonjehere edhe na shpeton ndonje e shpejte...

O Tan97, sa karagjoz je! Ti

O Tan97, sa karagjoz je! Ti je i thekur per Partite, une propozoj te krijojme edhe 10 parti te tjera, qe te kesh ti mundesi me ly gishtin. Pranej ke ardh prej France, tu dukte Shqypnia ven budallenjsh, po e dim o" Tan" mashtrusi si ke shku edhe ne France.

Hahahaha. Nga cila parti te

Hahahaha. Nga cila parti te kemi mo "haker"?

Do ta akuzosh per sigurims tashi?

pa ma thuaj pak si kom shkue

pa ma thuaj pak si kom shkue n'France, se une bre nuk e di?

Mire e ben Bamiri, dhe eshte

Mire e ben Bamiri, dhe eshte e mirepritur partia e tij nga cdo force demokratike e majte apo e djathte qofte. Kush eshte demokrat (ne kuptimin e demokracise si sistem jo si krahu i djathte i politikes) perkrah forcat demokratike perballe forcave klanore e oligarkike si PD-LSI.

Vete prona nuk kam, por nga ana ekonomike prona me shume pronare eshte cuarje dem e aseteve. Sa me shpejt te zgjidhen konfliktet mbi pronat aq me shume pasuri do te zhbllokohet.

Sa per tribalizem, nga Partia

Sa per tribalizem, nga Partia e Topit nuk shpeton dot. Qysh tash ka rreth vetes shume gege. Eshte shume e shemtuar dhe deshmon per mungese te theksuar Leadershipi, prandaj mbeshtetet tek geget. Asgje nuk pres prej Topit, ai eshte nje njeri krejt i zakonshem me nje" fat" te jashtzakonshem, e moren prej dore e futen tek partia. Shih tek partia socialista sa 'kontradikta' ka dhe sa divers jane njerezit per nga moshat, profili, idete, qofte edhe nga interesat. Une e shoh thjesht nga jashte atje "zien" kazani, tek Topi, LSI, PD qofte edhe tek ajo e Kuq e Zi ka nje ngurtesim, nuk jane atraktive, s'te ngjallin interes. Megjithate na duhet Topi ti marri Saliut 1% edhe 1% ai Kuq e ZI that's all.

Nuk e di pse me bezdis shume

Nuk e di pse me bezdis shume kur flitet per toske e gege. Sec me kujtohet 97. Nje nga gabimet e medha te PS-se eshte ti besoje teorise se determinizmit krahinor ne vend te determinizmit social. (Ne emer te kesaj teorie PS-ja ka braktisur disi veriun e Shqiperise ku duhet te merrte me shume vota po te shkonte pak me shume andej dhe ti qante hallin atij populli, por ja ka braktisur ato zona Saliut.)

Edhe une asgje nuk pres prej Topit apo prej cfaredo lideri, perfshi edhe Ramen, pres vetem prej njerezve qe mbeshtesin nje ide. Kurse arsyetimi se Topi duhet vetem per ti hequr 1% Saliut me duket sektar dhe i ceket. Shqiperia ka nevoje per demokraci dhe ne emer te demokracise cdo force demokratike eshte per tu perkrahur.

Shendet

Ju te PS-se jeni realisht

Ju te PS-se jeni realisht fantastike. Edhe pohoni vete qe nuk jeni te afte per te hedhur Berishen, edhe thoni qe Lideri juaj po ju deshton tere kohes, por prape nuk duroni dot te shihni te tjeter ne gare. E kam thene kaq e kaq here neper keto faqe online, qe eshte pikerisht ky fenomen qe i jep dore Saliut dhe ben forcen e tij. Ai e njeh kete aspekt te natyres sone dhe e perdor fort. Kush di detajet e historise se PD-se mund te kujtoje qe PD nderroi kryetarin e saj te pare te zgjedhur brenda nje nate, pasi Saliu nisi nje mini proces boikoti ashtu si ai di shume mire t'i beje. Edhe sot, me ne fund, disa te djathte jashte PD-se behen se bashku, dhe ndoshta mund te kontribuojne per te demtuar sado pak Saliun, dhe ja ku dalin menjehere zarat e ndryshem (PD, PS ,LSI nuk ka rendesi se ngac cila parti, zara, spiuna dhe mercenare ngelen, "at the command of the highest bidder"). Dhe fillojne e nxjerrin cdo lloj argumenti kundra kesaj Partie.

Ti me flet per "kontradikta" brenda PS dhe per diversitet te moshave. Te vetmit te rijn me pak fuqi ne PS jane Erjon Veliaj (zari bukurosh i Edit, tashme edhe fans i Nanos) dhe Olta Xhaxhka (mbesa e Pellumbit, dikush tek TemA e lidh edhe me Gjallicen, ne fakt une vete s'di gje per kete lidhje). Ke te tjere te rijn? Se une njoh. Po per djemte e baballareve ke deshire te flasim? Mos na kallxo perralla mbi shumellojshmerine ne PS. Aty i ke te gjithe nen hijen e Liderit. Te vetmeve qe i degjohet zeri jane Erjon Brace dhe Taulant Balla. Shiko rastin e djeshem te koncesionit te ri te Bashkise Tirane. Luli e justifikoi si nje koncesion te votuar qe perpara zgjedhjeve nga Edi. Dhe askush nga PS nuk del a ta pohoje ose ta pergenjeshtroje. Mund te na thuash ti ku qendron zoteria e PS-se ne kete rast? Se mua ky muhabeti i koncesionit sec me ngjan me rrugen Durres-Kukes.

Ciao!

Add new comment