Gjykata jep 10 vjet burg për Delijorgjin. I kanë mbetur edhe 5.5 !

Postuar në 12 Mars, 2012 14:05

Vendimi i sotëm i gjykatës për të pandehurit e tragjedisë së Gërdecit duke dhënë 91 vite burg për 26 viktimat (3.5 vite burg për viktimë !) e shkaktuara duke nxitur edhe reagimet e forta të familjarëve është njëra anë e medaljes. Ky është vendimi i Shkallës së Parë dhe normalisht çështja do të shkojë në apel ku të dënuarit kanë mundësi për ta ulur edhe më tepër dënimin, ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë qëndruar edhe në paraburgim prej një kohë relativisht të gjatë. Një ditë paraburgim është e barazvlefshme me 1.5 ditë burg. Mihal Delijorgji përshembull ka kryer 3 vite paraburgim dhe sipas një llogarie të thjeshtë, aktualisht konsiderohet sikur ka kryer 4.5 vite burg, pra i mbeten edhe 5.5 vite të tjera nëse nuk ka ndonjë vendim tjetër lehtësuese nga Gjykata e Apelit. Ylli Pinari ndërkohë, përvecc paraburgimit ka kaluar edhe një vit në arrest shtëpie, periudhë e cila po ashtu përllogaritet me 1.5.

 

S.E.

Comments

Submitted by way to go (not verified) on

<p>vret nje ben 25</p><p>vret 25&nbsp; ben nje</p><p>rrofte Shqiperia. vendi i luleve dhe paqes.&nbsp;</p>

Submitted by sander shkurta (not verified) on

<p>me kete vendim te dhene nga gjykata &nbsp; &nbsp;jone e qelbur deri ner themel, eshte vrare drejtesia shqiptare,institucionet e se drejtes,jane vrare shpresat e njerezve te thjeshte per nje shtet me demokratik dhe nje shtet te forte dhe me ligje te forta.por sot ligjin e ben ai qe ka pushtetin dhe jo institucionet apo ligjet qe dalin nga keto institucione.mbi te gjitha jane vrare kujtimet e atyre qe vdiqen tragjikisht dhe aksidentalisht nga interesat personale te disa pusht----etareve tane.jane vrare edhe shpresat e te gjalleve per drejtesi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.