Ardian Hoxha Berishës: Shpjegohuni lidhur me takimin që keni bërë me Millosheviçin!

Postuar në 08 Mars, 2012 05:59

“Babain tim, Remzi Hoxhën, njerëzit tuaj me ju në krye si President i Shtetit, e keni zhdukur mu për shkak të frikës së zbardhjes së veprave tuaja me Serbinë dhe për Serbinë. Ju, Sali Berisha, duhet t’i tregoni popullit shqiptar për takimin tuaj me Sllobodan Millosheviçin dhe Kiro Gligorovin, më 31 Maj, 1993, në Shën Naum të Maqedonisë, dëshmitar i të cilit ishte edhe babai im. Ju po ashtu duhet t’ia tregoni popullit shqiptar takimin e Bashkim Gazidedes me Arkanin (njeriu që ishte udhëheqës i masakrave ndaj Shqiptarëve), në Shkodër…. Andaj, ju lutem mos u merrni me këtë temë sepse na e shtoni dhembjen edhe më shumë.”

Kush i thotë këto fjalë? Është i biri i Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha, që me sa duket është ngacmuar nga ajo që Berisha tha dje në adresë të Ramës. “Rama i shërben Serbisë, e jo Shqipërisë”, thuhet nga shtypi të ketë thënë ai.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Kosovari (not verified) on

Si mosnjohes i ngjarjeve, kisha disa pyetje rreth kesaj: kush ishte Remzi Hoxha ? i ngarkuar nga kush ? me cfare misioni ? pse ishte i rendesishem ? cka bente sakte ? pse ishte interes i Berishes zhdukja e tij ? sa paska qene afer informatave ?

Submitted by Lleshi (not verified) on

Sipas meje,Remzi Hoxha ka qene aktivist i PLK.

Ka patur informacion per gjera te fshehta.

U mbyt ne vilen e SHIK-ut ne Lezhe.

Kryetar i SHIKU-ut ne Lezhe ka qene Martin Miri . Babai i Martinit ka qene shok klase me babain e Liri Berishes ne shkollen e jezuitve ne shkoder.

N/Kryetari i SHIK-ut, Aleks Nikhasani(vllai dhe kunata e tij ishin kujdestaret e viles ku u zhduk Remziu) ka qene student i Gazidedes. Pas zhdukjes se Remziut u transferua drejtor SHIKU ne Korçe.

Aleksi u muar ne pune nga Arben Sefgjini pas vitit 2005.

Kaq..

Submitted by Pena (not verified) on

Se kush ishte R.Hoxha,do te behet e ditur,por sido qe te kete qene,i mire shume,apo i keq shume,ai ishte njeri,ishte shqiptar,u vra me metodat qe perdornin SS-te naziste.Nje shtet demokratik duhet patjeter ta zbardhe vrasjen e tij.Neser mund t`i ndodhe dikujt tjeter te kete fajin e tij,ky mund te jete edhe njeriu juaj,apo vete ju, z."Kosovari". Dhe autoret,per te mbuluar krimin,mund te shtrojne edhe shume pyetje te tjera,por keto nuk e lehtesojne krimin e as kriminelin. Jo me kot qeveria shqiptare hesht dhe vetem hesht prej shume vitesh.Bile,fatin e Remziut,por me menyra te tjera,po e pesojne edhe shume te tjere punonjes te SHIK-ut,deshmitare kyc,apo edhe hetues.Problemi me siguri qe eshte i thelle.

Submitted by Kosovari (not verified) on

Flmn. per info. Mua me vjen keq per rastin, po vertete ne mungese te informatave, nuk dija pse aq shume akuzohet direkt Saliu per kete vrasje edhe ku eshte dallimi nga te gjitha vrasjet qe u bene ne Shqiperi pas renjes se komunizmit. Ishte PYETJE imja, asgje me shume.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.