Presidenti Topi “futet” në politikë para kohe; dhe i kthen kusurin Kryeministrit

Sa më shumë afron data e skadimit të mandatit presidencial, aq më i zgjidhur ndihet Topi nga skrupujt institucionalë. Sot ai ka bërë reagimin më të fortë politik nga pozitat e kreut të shtetit. Shkak i ka dhënë Berisha që nuk ka ditë t’mos e përmendë në mënyrë idhnake. “Njeriu që akuzon duhet të japë shpjegim për polifotot me anëtarët e byrosë së diktaturës”, tha Presidenti duke iu referuar një numri fotosh të publikuara, ku Berisha shfaqet mes anëtarëve të byrosë politike e nën shoqërinë e fëmijëve të diktatorit komunist. Dhe më tej vazhdon me të njëjtin ton denoncues: “Pra ky personazh është bërë iluzionist, është bërë si David Kopperfield-i, thotë do ua kthej pronat, nuk ua kthen, thotë do dëmshpërblej të përndjekurit, nuk e bën; ka 7 vjet që është në pushtet dhe nuk e bën; nga viti ‘68 është anëtar partie, sekretar partie dhe ka 22 vjet nuk që i kompenson; ku qëndron e vërteta?” U rikthehet dhe dosjeve: “Unë jam për hapjen e dosjeve. Nëse do hapen dosjet, shqiptarët do shohin çudira.” Nuk kursen as Ilir Rusmalin: “Është ironike dhe hipokrizi e papranueshme që në krye të Komisionit të Ligjeve të jetë pasardhësi i një personazhi të nomenklaturës së lartë të kohës së diktaturës”.
Re.Pu.
Comments
Ky shkrim shume bukur mund te

Ky shkrim shume bukur mund te quhej: "Memecit i erdhi GOJA"! Po, pikerisht kur e morri vesh se e qau mandatin e dyte!

Te shpresojme se me ze, do te flase po aq "fuqishem" sa foli me HESHTJEN e tij!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Qente kane filluar te kafshojne njeri tjetrin.....

Nuk mund ta paragjykoj Z.

Nuk mund ta paragjykoj Z. Topi, perkundrazi gjithe sjellja e tij deri tani deshmon per nje maturi e largpamesi. Kudo ku ka punuar me njerez ka rrezatuar vizion, mirekuptim, bashkepunim dhe mbi te gjitha edukate. Nje njeri i mençur nuk ka pse te mos kete "frike" ne momente te veçanta, por frika ka ndryshim te madh nga burracakeria. Kam bindjen time te plote se Z. Topi nuk eshte nje burracak-

Ciao

Topi po qellon me top dhe

Topi po qellon me top dhe plakut Mere si duket po i vjen fundi.

Vonë po më mirë vonë se sa

Vonë po më mirë vonë se sa kurë

Add new comment