“Hakmarrja” e të përndjekurve, cili nga ministrat e ka radhën të enjten?

Quhet Gjergj Ndreca, është i përndjekur. Tek “bridhte” redaksive të gazetave duke iu qarë hallin për mosmarrjen e dëmshpërblimeve dhe përbuzjes së pushtetit gjatë këtyre dy dekadave duke kërcënuar për grevë urie apo goditje politikanësh, askush nuk e merrte seriozisht duke i thënë; bëj diçka dhe shohim. Gjergji tani është bërë VIP, me goditjen e Rusmailit dhe avokatit Agim Tirana si dhe fyerjen e Bodes, tani ka marrë vëmendjen e të gjithë medieve duke zënë faqet e para të gazetave.
Ai ka sfiduar përsëri. Në një intervistë për “Panoramën”, Gjergji paralajmëron sërish. Nuk i ikën inati që të përndjekurit janë nëpërkëmbur kështu nga politika. Tani radhën ka një ministër për t’u rrahur. Nuk na ka thënë ende se cilin ka piketuar, ndoshta duhet të presim deri të enjten kur zhvillohet seanca plenare në Parlament për të parë se cili nga ata të fotos ngjitur e ka radhën... Meta, Basha dhe Prifti, ata nuk janë më ministra dhe mund të rrijnë të qetë, Gjergji e ka me ministrat. Sigurisht, i qetë mund të rrijë edhe Kryeministri, ai vjen me eskortë deri në hyrjen e godinës së Parlamentit.
S.E.
Comments
"Do t’i rrahim të gjithë

"Do t’i rrahim të gjithë deputetët. Radha është e gjatë, aq dru sa ka pylli."

Gjergji e ka me te gjithe politiken shqiptare pjelle dobice e PPSH-se. Pra cdokush mund ta haje.

Kur hallin jetik te nje te

Kur hallin jetik te nje te persekutuari e katandisim ne nje shuplake a grusht surratit te nje politikani e kthejme problemin ne loder kalamajsh, edhe pse pak a shume ne kete rrjedhe po ecen nga te cenuarit, por media duhet te reagoje ndryshe. Ata njerez reagojne individualisht dhe te shoqeruar nga dilema se cilen rruge duhet te zgjedhin para udhekryqit ku i ka 'balsamosur' pushteti, qe u ve 'biberonin' ne goje para fushatave elektorale. Atehere fillon dhe media t'u qaje 'hallin' e me vone i harron ashtu sic i ka harruar dhe shoqeria; shoqeri qe eshte thermuar ne 'secili per vete o Mete'...

Une jam i mendimit qe ta kete

Une jam i mendimit qe ta kete Odashi dhe pastaj Paloka.

Mendoj se Gjergji ka te
Mendoj se Gjergji ka te drejte te jete i revoltuar. Emri i ministrit apo deputetit nuk ka rendesi. Aktet e tij nuk jane hakmarrje individuale. Ai eshte nje qytetar i revoltuar, nje qytetar qe kundershton padrejtesine. Une jam me te edhe nese do godiste babain tim, nese im ate do ishte perfaqsues i nje pushteti qe neperkemb sakrificat dhe rezistencen per liri e dinjitet te shtreses shoqerore qe perfaqson Gjergji. Gjergj mos prano qe revolta jote te manipulohet dhe te perdoret si dhune revolucionare nga te tjeret. Kaq. Atdheu yne behet me i lire nga "dhuna" jote simbolike.
Gjergj Ndreca ka gjetur një

Gjergj Ndreca ka gjetur një rrugë origjinale dhe me rrezik për të dhe familjen e tij për të sjellë në plan të parë një nga problemet themeltare të demokracisë Shqiptare. Dhe duket se ja ka arritur qëllimit më shumë se me njëmijë shkrime e intervista nëpër gazeta.

Sa paskemi qenë djegur për ca aktivistë që kanë për zemër një çështje të drejtë e njerëzore!!!

Add new comment