Kriza: Grekët në radhë për të blerë patate me çmim të lirë

Postuar në 04 Mars, 2012 09:03

Agjencitë e ndryshme të lajmeve kanë transmetuar gjatë dy ditëve të fundit një lajm nga Greqia, saktësisht Selaniku. Kamerat televizive sillnin pamje, që deri më sot kanë ardhur nga vende të pazhvilluara, e kurrë nuk mund të mendohej se mund të vinin nga një vend i BE-së. Qindra qytetarë të Selanikut ishin vënë në radhë pranë fundit të karrocerisë së disa kamionëve të mëdhenj, të cilët ishin mbushur me patate. Patatet vinin drejtpërdrejta nga fusha, e prandaj ishin më lirë se në treg. “Janë tri a katër herë më lirë”, tha një nga ata që doli nga turma me dy thasë mbi shpinë. Të tjerët blinin më shumë se kaq, dhe kamerat i ndiqnin teksa mbushnin makinat.

Kjo ishte një nismë e fakultetit bujqësor, në bashkëpunim me shoqata të ndryshme, me synimin për t’u ardhur në ndihmë konsumatorëve, të cilëve u vinte malli më lirë në dorë për shkak të faktit që është shmangur hallka që lidh prodhimin me tregun (biznesin e grumbullim-shpërndarjes). Por pamjet ishin tronditëse. Sidomos për ata që nuk arrijnë të çmësohen me Greqinë e bollëkut.

E.G.

Comments

Submitted by Cur Gjeloshi (not verified) on

Ashtu e meritojne ! Ju kujtohet xha Sulua tek tek filmi Kapedani: "He...ashtu më te lumte,ashtu ju pafsha tere jeten"!

Submitted by wert (not verified) on

Kurre mos u gezo me fatkeqesite e tjetrit. Duhet te shpresosh qe Greqia te behet me mire, ndryshe, te mori lumi edhe ty. Gjerat jane te lidhura

Submitted by Aulin (not verified) on

Ketyre tregtareve shteti duhet tu fuse nje gjobe te mire se me duket se nuk po leshojne fatura. Kjo eshte me rrenuese sesa rradha.

Submitted by a.g. (not verified) on

Duke lene humorin e kohes se krizes, nisma e mesiperme eshte emertuar 'Levizja e patates' dhe po perkrahet gjeresisht nga prodhuesit agrobujqesor dhe konsumatoret, pasi nga kjo lidhje e shkurter po eliminohen hallkat ndermjetese , 'te seksereve', te cilet nepermjet abuzimeve mes rrjeteve te ndryshme tregetare kane krijuar fitime abuzuese, pra me pjesen 'gri' te cmimeve. Dhe eshte shume e vertete qe cmimet nga prodhuesi tek konsumatori kishin diferenca me here. Me qenese qeveria nuk ka mundur te rregulloj funksionimin e tregut, te konkurences dhe luftes se karteleve, prodhuesit e 'kooperativave' nisen levizjen per te vepruar vet dhe per te nxitur dhe te tjeret te ecin ne kete drejtim derisa te rregullohet hendeku i thelle i cmimeve. Ballafaqimi direkt prodhues - konsumator eshte ne favor te dy paleve: Te paret shesin pak me shtrenjte dhe te dytet blejne pak me lire . Kete fenomen edhe populli yne e ka ndjer dhe e ka perifrazuar ''kripa eshte e lire ne det , por e ha qiraja rruges''. Le t'a meditojme pak edhe ne...

Submitted by Gusmari (not verified) on

Une nuk e di se sa ishte nje kg patate perpara  "Levizja e patates" dhe sa eshte sot. Patatja i reziston gjate prishjes dhe nga foto duket se ka interes per konsumatorin. Por, nese perqafohet nga prodhuesit e tjere si levizje do shkaktoje nje kaos total ne tregun grek! Prape se prape, konsumatori grek do vuaje. Do fitoje ne patate do humbase ne miell, bie fjala.

Submitted by a.g. (not verified) on

Po kembengul: T'a leme humorin, sepse 'problemi i patates' eshte nje element i problemeve te sotme ekonomike. Kaos nuk krijon 'levizja' por REAGIM krijon dhe kete nuk do ta vuaj konsumatori por hallkat ndermjetese, "sekseret" te cileve do t'u ulet fitimi. Si pune e 'patateve' eshte edhe puna e miellit 'bie fjala' . Pak qetesi, pak reflektim dhe pak reagim duhet, te tjerat rrjedhin me pas. "Levizja e patates" eshte levizja e konsumatorit, pra troc, 'haleja' ku bien rrufete e 'mashtruesve' ne kete kohe te 'mashtrimeve financiare'. Secili e kupton sipas lentes se vet. E rendesishme eshte qe te jete larg 'bythes' time edhe pse na dhemb, na dhemb neve qe e heqim ne 'lekuren' tone, neve qe e kemi ndertuar jeten ne atmemedheun tone, neve qe e kemi realitetin grek kaq afer, neve qe themi 'ohu sa larg eshte' edhe pse po na sperdridhen leqet. Pak meditim ne qetesi ju lutem. E kam theksuar edhe me lart. Pak meditim...Vecse meditimi i takon atij qe plaga e majisur i rrjedh...

Submitted by wert (not verified) on

Edhe shqiptaret por te ishin perballe nje fakti te tille, patate, laker, me cmim shume te ulet, do benin perseri te njejten gje. Mallin e lire e duan edhe pasanike.

Kjo nuk perben lajm.

Submitted by Nastradini (not verified) on

Mos bini pre e propagandes se kuqe. E verteta eshte qe kjo foto eshte marre ne Shqiperi ne 87-n. Ne ekonomi tregu nuk mbahet rradhe per ushqime, sepse edhe po ta ulen rrogen mund te rrisesh oret qe punon. Po te hoqen nga puna ne nje firme, do gjesh pune tek nje firme tjeter. Edhe sikur te mos gjesh pune gjekundi, mund te nisesh nje biznes tendin duke shitur viagra ne internet. Flini rehat se i ka llogaritur Adam Smithi te gjitha.

Submitted by hapi (not verified) on

E cfare ka te keqe ne kete mes? Greket ndoshta ishin mesuar te blinin gjithcka ne supermarket por blerja direkt te fshataret eshte normale, te pakten ne Gjermani e ne France. Fitues jane konsumatoret dhe prodhuesit, humbes jane vetem tregtaret e ndermjetem. Kjo nuk eshte gje tjeter vecse kthim te tregu i fshatareve, dhe eshte dicka e mire nga ana ekonomike per shumicen e konsumatoreve dhe te fermereve.

Ne France, pervec tregjeve te fshatareve, dhe blerjet direkt ne ferme, ekziston nje alternative tjeter ku nje grup familjesh organizohen dhe i blejne prodhimet direkt tek nje fermer sipas stines. Kurse ne Gjermani, rruget anash fermave jane te mbushura me tabela "Shiten produkte te  fermes", per patatet, kungujt, mollet, mjaltin etj.

Greket po bejne vetem ate qe gjermanet e francezet kane kohe qe e perdorin. Ndoshta jane shtyre pakez ngaqe e kane per here te pare.

Submitted by Dritan (not verified) on

Keni shume te drejte dhe jam plotesisht dakort me mendimin tuaj. Madje edhe ne vende te tjera si psh ne Amerike, ka shume raste kur njerezit dynden neper ferma per te blere fruta e perime me nje cmim shume me te ulet sesa ne tregun me pakice.

Po te keni vene re, shtypi shqiptar, ne vend te merret me problemet e renda te kalon shoqeria shqiptare, shkruan per problemet e grekerve, madje me nje ngazellim te pashiegueshem a thua se renia e greqise eshte ngritja e Shqiperise.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.