Berisha deputetëve: Zoti e ruajtë Shqipërinë nga Edi Rama

Kryeministri i vendit e mblodhi grupin parlamentar, dhe si zakonisht, u foli atyre mbi shqetësimin e madh të shqiptarëve, dmth mbi Edi Ramën. Foli gjatë. Ja disa ide, teza apo pohime:
- Më 20 shkurt, apo rreth 20 shkurtit, Edi Rama, në një paradoks, por edhe i trishtuar nga kujtimi i asaj dite, mashtroi shqiptarët se PD-ja ka bllokuar reformën elektorale dhe reformën e rregullores.
- Reforma e rregullores së parlamentit u bllokua që në mbledhjen e parë. Unë dua të informoj qytetarët se [Rama ka vënë si] kusht ultimativ që në rregulloren e parlamentit të kufizohej në dhjetë minuta koha e fjalës kryeministrit. Ndërkohë që në çdo Kushtetutë të vendeve demokratike, kryeministri flet sa kohë të dojë. Zoti Rama, që e di se shqiptarët nuk do e bëjnë ndonjëherë kryeministër, mendon si t’i shkurtojë kohën këtij kryeministri.
- Vijmë tek reforma zgjedhore. Deri tani kanë propozuar vetëm dënime, dënime, dënime. Po si mund ta dënosh tjetrin me tetë vjet burg për votat? [Rama e kërkon këtë si] një akt urrejtje dhe mosbesimi ndaj atyre komisionerëve që në ndershmëri të plotë dhe në zbatim të plotë të ligjit, pavarësisht nga varësia partiake, firmosën disfatat e tij të njëpasnjëshme.
- I kam thënë Ramës atë që thotë Faik Konica: Zoti e ruajtë Shqipërinë nga shqiptarët. Është e qartë se ka pasur këtë individ në mendje. Ne mbetemi të hapur për të zbatuar rekomandimet e ODIHR dhe rregulloren e Parlamentit Europian.
- [I them Ramës që] je i vetmi në historinë e Ballkanit dhe Europës që bllokon reformat që duan për integrimin e vendit. Janë fatlumë shqiptarët që ky s’mund të bllokojë rrogat e pensionet e tyre. Ky njeri nuk pengon ecjen e shtëpisë drejt moshës dixhitale. Ai nuk mund të bllokojë projektet madhore të ullirit e arrorit.
Deputetët e dëgjuan në heshtje.
Re.Pu.
Comments
Sa kam qeshur me 'deputetet e

Sa kam qeshur me 'deputetet e degjuan ne heshtje'. Ooo, sa bukur!

Kjo foto eshte per t'u varur

Kjo foto eshte per t'u varur gjithkund neper dritaret e kateve te dyta ne Shqiperi!

Ndihme. Dikush ta vizitoje se

Ndihme. Dikush ta vizitoje se na mori ne qafe! Nuk e merr veten shqiperia as per 100 vjet pas rrezimit te ketij.

Zoti e ruajttë Shqiperine nga

Zoti e ruajttë Shqiperine nga Edi Rama, SE NGA BERISHA NUK E RUAJTI DOT!

Me falni, por pasi ka vrare 4

Me falni, por pasi ka vrare 4 vete, ky njeri duhet te ishte mbyllur te pakten ne nje cmendine! Ne vend te kesaj, ai vazhdon te na mesoje demokracine! Ne fakt e gjitha kjo shpjegohet fare lehte: nje situate absurde mund te justifikohet vetem me argumente absurde, qe ky njeri vazhdon ti prodhoje me po ate gjenialitet prej idioti qe karakterizon ushtarin e mire Shvejk!!

Ata te 4 i gjeti Edvini or ti

Ata te 4 i gjeti Edvini or ti ushtari shum i mir shvejk i Edvinit.

Dhe i solli per ti vrare. Ju kte e dini mire.

Nuk i solli Saliu aty.

Mbaji me shnet ata te 4 ti me Edvinin e me shoferet e Autobusve qe i sollen.

O Zenel, ne fakt ti je nje

O Zenel, ne fakt ti je nje Shvejk. Nese doktori te thote hape pak gojen, ti e hap si Shvejku aq shume sa te dalin bajamet. Po bej kujdes mor Zenel se doktoret kur tregon zell te tepruar te marrin per simulant e pastaj perfundon si Shvejku me kater here ne dite klizem

Ciao

Pse s'thua qe i vrau Ervini

Pse s'thua qe i vrau Ervini me stilolaps....

O Zenel po si nuk u poqe more

O Zenel po si nuk u poqe more njeri. Akoma vazhon me budallaliqe te tilla jo i solli Eevini jo i solli Selimi. Po nuk flasim per boten ku jeton ti me kryeminsitrn tend pra ne shpellat tuaja qe po te vinin te te zinin deren ti e vrisje por per boten e qyteteruar ku duam te shkojme dhe spo na lini ju me ferrat e tjera.

Sa per projektin e arroreve jam dakort me kryeminsitrin qe nuk e llokon dot Edi Rama nje projekt kaq madhor sa ky.

Ka m dhe nej verejtje per deputet e PD qe ne fudn te ketij fjalimi historik nuk paskan duartrokitur dhe te shperthenin ne ovacione

S'pres nga ti Zenel qe te

S'pres nga ti Zenel qe te kuptosh se ne ditet e sotme ka njerez qe dalin ne proteste me Vullnetin e tyre. Ouu, te duhen nja dy breza sa te arrish ne ndergjegjesime te tilla. Por edhe sikur te kishin dale siç thua ti me komande, vetem nje idiot do ta perdorte kete si justifikim per vrasje.

Me sa kam lexuar, Zeneli

Me sa kam lexuar, Zeneli eshte i detyruar te veproje ne kete menyre: sa me shume litra llumi ne trajte komentesh vreri vendosin disa ne pjaten e peshores per t'a anuar nga kahu (politik) i tyre, aq gure vendos dhe ai per ta barazpeshuar. Duhet te hiqen paragjykimet nga komentet pa te lere guret pa levizur Zeneli. :)

Bace une jam i sigurt qe pas

Bace une jam i sigurt qe pas zenelit fshihet vete talebani sali berisha ose te pakten ndonje nga zagaret e e tij sulmues bumca, paloka, kadila rajmonda , etj.

Nuk e kuptoj fare cfare po

Nuk e kuptoj fare cfare po thua ti baca. Sipas meje guret nuk i ve Zeneli, se nuk ka aq fuqi te ngrere guret e medhenj te baca Saliut. Zeneli mundohet te mos lere te tjeret te vene gure nga ana e tjeter e peshores. Ti me duket e ngaterron Zenelin me Saliun. Puna jote...

grupi i PD eshte nje tufe

grupi i PD eshte nje tufe delesh... me falni se u rashe deleve ne qafe...

Sikur i madhi Bertod Breht

Sikur i madhi Bertod Breht të kishte njohur edhe Sali Berishën, atëherë shëmbelltyra e Hitlerit tek Arturo Ui do të kishte qenë Saliu dhe jo Hitleri.

Kemi filluar ta shohim dhe

Kemi filluar ta shohim dhe 'shijojme' kryeministrin e vendit si personazh te 'Portokallise'. Fatkeqesia jone qe e perceptojme ne nje menyre te tille qe eshte vrastare per ne , ne nje kohe qe e kemi votuar ( e theksoj kete) per krye-minister, krye-administrator dhe jo krye-agjitator. Qellimi i tij eshte te na shushase me 'temjan' kunder 'djallit' Rame dhe ne 'amin'. Ky lloj monologu marramendes i amplifikuar enkas per ne nga 'te talentuarit' mediatike po na thethit si me sfungjer dhe ate pakez reagim duke na shnderruar thjesht ne konsumatore llogjesh, te cilat i tjerrim e i shthurrim mes nesh edhe ne ambiente te tjera duke harruar 'plaget' qe kemi , dhimbjet e tyre, derisa te plasin mahisjet e hemoragjiojne. Dhe nje here , larg shijeve te 'Portokallise' e personazheve komike, t' shohin e vleresojme si 'shfaqje' e qeverise dhe 'aktoreve' te saj qe vendosin per ne, per mua, per ty, per ate , pothuaj per te gjithe.

Ky eshte problem! E ke kapur

Ky eshte problem! E ke kapur vertet sakte ajsberg! Aq u lodhem me kete taleban, sa tani e marrim me humor e ai, si i pacipe qe eshte, vazhdon vjedhjet e plackitjet, vrasjet e shitjet e aseteve shqipetare.

Eshte per te ardhur keq!!!

Po c'jane keto retorika bosha
Po c'jane keto retorika bosha si nja nga i 'pari' i Shqipetareve ashtu edhe nga pretendenti per te 'pare'.Shyqyr qe qe gjetet zenelin dhe ju leshuat si hiena te gjithe sikur fajet i ka ai dhe jo me shume se gjysma e jone...punoni njerez lerini llafet ndryshimi i vertete vjene nga vete ne
Per talebanin sali berisha qe

Per talebanin sali berisha qe nuk di c'te flase tjeter sepse eshte komplet i dhjere e i sulet Edi Rames duke i vene ne kurriz gjithe bemat e tij, per te cilat shume shpejt do te denohet (kujton se populli edhte si delet-deputete qe ka perpara, kujton qe populli nuk e di kush eshte e keqja e Shqiperise, kush po e mban peng e larg Europes, kush e rropi e vodhi e vrau dhe e shkaterroi ...Enveri ishte lule para ketij krimineli qe me paturpesine me te madhe dhe me idiotizmin me te madh is hedh fajet e veta shume te renda opozites dhe Edi Rames....sali berisha dora vete, komunist provincial kanceri i kombit shqiptar),

Une dua te kujtoj deklaraten qe i beri talebanit tone ne sy, zoti Mustafa Nano, disa vjet me pare ne nje emision televiziv tek sherbetorgazetari fevziu-i ziu...." UNE NUK MERREM ME ME TY BERISHA, TI JE NJE KOMUNIST I PANDERQSHEM"

Besoj qe kjo mjafton!!!!

...." UNE NUK MERREM ME ME TY

...." UNE NUK MERREM ME ME TY BERISHA, TI JE NJE KOMUNIST I PANDERQSHEM"

i paska thene ne sy Zoti Muco, Talebanit Berisha para disa vjetesh , thote shoku i nevrikosur por i besueshem, Shoku Loni.

Dhe qe athere o shoke Shoku Muc nuk eshte marre fare me komunistin e pandreqshem Berisha vetem fare pak nga nji her ne te rrale ashtu nga perdita mjes drek dark.. Perkundrazi merret me te ndreqshem.

Me mire i ka rene.

Loni na shkrive o derman.

"Zoti e ruajtë Shqipërinë

"Zoti e ruajtë Shqipërinë nga Edi Rama".... Se nga Berisha nuk e ruajti dot!

Add new comment