Hidrocentralet, nga 284 leje të dhëna në gjashtë vjet, vetëm 12 prej tyre prodhojnë energji !!

Rreziku që kaloi vendi për t’u përballur me një kolaps energjetik gjatë mesit të shkurtit për shkak të mungesës së energjisë elektrike në treg, por edhe prodhimit të ulët, ka sjellë në vëmendjen e politikes si edhe të medias, kapacitetet prodhuese të vendit si edhe frytet e sipërmarrjes disa vjeçare të qeverisë për “kthimin e vendit në një fuqi energjetike rajonale”.
Nisur nga kjo, e përditshmja “Shqip” shkruan sot se nga 284 HEC-e të miratuara nga qeveria që prej vitit 2006, vetëm 12 prej tyre ose vetëm 4.2 për qind e tyre prodhojnë aktualisht energji!! Për më tepër, energjia e prodhuar nga këto HEC-e mbulon vetëm 2 për qind të konsumit total të vendit. Çfarë është bërë me të tjerët gjatë këtyre viteve?
Ligjet shqiptare i ofrojnë shumë privilegje investitorëve që kërkojnë të ndërtojnë HEC-e. Përveç tregut të sigurt për energjinë që ata do të prodhojnë (shteti është i detyruar me ligj që t’ia blejë), energjia e prodhuar nga privatët blihet me çmime tepër favorizuese, 7 lekë/kilovat duke e bërë këtë, një biznes me fitime të garantuara. E megjithatë, numri i ulët i HEC-eve që kanë filluar prodhimin në raport me licencat e dhëna tregojnë se procesi ka çaluar në procedurat përzgjedhëse të investitorëve.
S.E.
Comments
Po sipas Braces, Berisha u
<p>Po sipas Braces, Berisha u ka falur qindra hidrocentrale miqve te vet.</p><p>Mirpo tani sipas SHQIPIT nuk dalin qindra HEC-e te falur.</p><p>Ke te besojme Bracen qe komandon SHQIP-in apo Shqipin e Braces?</p>
Add new comment