“Ka riardhur në modë” hedhja në erë e shtyllave të tensionit të lartë

Postuar në 19 Shkurt, 2012 12:43

Lajmet lidhur me hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë kanë qenë të zakonshme këtej nga anët tona. Por kish ca kohë që ngjarje të tilla ishin harruar, derisa ..... në zonën Shkodër-Lezhë, këto ditë, është kapur një grup i tërë që është marrë me këtë lloj ‘biznesi’. Sipas Mapos, janë nëntë vetë, të gjithë të moshës 20-25 vjeç, që janë përfshirë në këtë histori. Për katër prej tyre është marrë masa e arrestit me burg, në pritje të gjykimit.

Cili është motivi, vallë, i një akti të tillë të kryer në grup? Ende nuk dihet gjë. Prokurorët kanë bërë të dalë si pa dashje pista e terrorizmit, dhe e ngjalljes së panikut kolektiv, por nuk duket një tezë që mban. Terrorizëm për çfarë e në emër të kujt (për ata, të cilëve mund t’u shkojë mendja kotmëkot tek terrorizmi fetar, duhet thënë se në grupin në fjalë bëjnë pjesë myslimanë e të krishterë)? Pastaj ç’panik mund të provokohet nga mungesa e energjisë elektrike, teksa ne kemi vite të tëra që e marrim energjinë me ndërprerje?

Pista tjetër thotë se gjithçka ka të bëjë me faktin që dikush është larguar nga puna pa të drejtë, dhe ky në shenjë hakmarrjeje u vë shtyllave tritol dhe i hedh në erë. Por mbetet pyetja: pse ky veprim në grup? Edhe sikur të gjithë këta të jenë hequr brutalisht nga puna, do ish e pamundur t’i bëje tok të tërë rreth kauzës së hedhjes në erë të shtyllave.

Siç shihet, është një banditizëm i tillë, sa që së pari spekullimet nuk ta mbushin mendjen, dhe së dyti fusha e spekullimeve është e ngushtë. Mbetemi në pritje të hetimit të plotë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Hëmo shqipëtar si gjithmon për inat të sime vjere do vete të fle me mullixhinë</p>

Submitted by shkurt (not verified) on

<p>Te lesh mijra njerez pa ngrohje/ndricim ne mes te dimrit eshte terrorizem qe c&#39;ke me te. Para 90-s te fusnin plumbin per akte sabotazhi. Sot te fusin nje shpulle dhe pastaj del Mustafai e te quan bandit, desperado, Zorro, Robin Hood etj.</p>

Submitted by Tomorri IT (not verified) on

<p>Po cfare pret nga bastardet barbare. Me siguri jane larguar ne drejtim te paditur.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.