Diplomatë perëndimorë: Një nacionalizëm i mundshëm i Aleancës Kuqezi, shqetësues

Postuar në 18 Shkurt, 2012 12:06

Në një intervistë dhënë revistës Java, ambasadori holandez në Tiranë thotë se lindja e Aleancës Kuqezi shënon daljen në pah të një nacionalizmi të ri shqiptar dhe duhet parë nëse ky nacionalizëm do të shndërrohet në një nacionalizëm të nxehtë/pasionant, të llojit që ka shkaktuar trazira në Ballkan. Nga ana tjetër, në intervistë, ambasadori holandez thekson se Aleanca Kuqezi duket se po tërheq shumë të rinj urbanë e të miredukuar, që nuk ndjekin më PD-në, LSI-në apo PS-në.

Po atë ditë që ambasadori holandez i dha intervistën Javës, një zyrtar amerikan, i cituar nga Rudina Dervishi, gazetare e Zërit të Amerikës, tha se futja e Aleancës Kuqezi në garën politike shqiptare është e mirëpritur, por një nacionalizëm i mundshëm i saj, që do të shihte përtej kufijve të Shqipërisë, do të krijonte destabilitet në Ballkan.

Duket se Kreshnik Spahiu e ka marrë këtë mesazh në takimet që ka pasur me diplomatë perëndimorë në Tiranë dhe Uashington, sepse, në një intervistë dhënë gazetares së sipërpërmendur, deklaroi se kauza e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën ngjason me një maratonë, jo me një sprint, dhe se Aleanca Kuqezi do të bashkëpunojë ngushtë me Uashingtonin dhe Brukselin për avancimin e kësaj kauze.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

Haha, pagjiature.

Kreshniku po i pervetson fjalet e Albinit.

Thenja qe bashkimi kombetar eshte maraton dhe jo nje sprint jane te Albin Kurtit.

Submitted by raimondi (not verified) on

Nacionalizmi ne Shqiperi eshte i pdaemshem dhe nuk eshte agresiv , nga  vete  fakti se Shqiperia  eshte nje shtet i pa armatosur -ndaj edhe nacionalizmi shqiptar nukprqet asnje reik per fqinjet porse ai sherben vetem si nje mburoje per identitetin shqiptar, si nje mase proflaktike  qe te mos shkaterohet integriteti i kombit shqiptar  dhe i vete  Shqiperise  perballe  nacionalizmit agresiv Grek dhe Serb

-Ndaj  per kete arsye duhet bere sa me shpejt Bashkimi  komebtar Shqiperi-Kosove-----------Bashkimi kombetar  Shqiperi-Kosove nuk mund te jete nje maratone ,porse duhet te jete nje dicka e menjehereshme ---qe te beheet sa me shpejt -duke perfituar nga situata e tanishme qe  eshtene favorin tone ,dhe qe Greqia eshte ne gjendje shume te veshtire ekonomike----

------Ne te kundert nqs Bashkimi zgjatet  ne kohe ,atehre ai nuk ka pert u bere Kurre ,sepse edhe Greqia do e marri veten,por edhe amerikanet mund te ndryshojne mendim

Ndaj duhet rrahur hekuri sa eshte i skuqur ---------Cdo gje behet  ne kohen e duhur ,ndryshe e humbet ceshtjen --dhe ne keto raste koha eshte gjitheeshka .....eshte vendimtare .........

Ndaj Kreshniku  duhet  patjeter te fitoje zgjedhjet dhe direkt te kerkoje Bashkimin  Shqiperi -Kosove ------------Kreshnik Nxito !

Submitted by Anonimi (not verified) on

Ambasadorin hollandez nuk e pyet kush derisa Hollanda te marre kryesine e BE-se, kurse ky zyrtari amerikan duhet pare se kush eshte, meqe deklarimi i politizimit te Levizjes po nga Amerika thote tjeter gje, thote qe Amerika e mbeshtet Aleancen KuqeZi.

Submitted by DIPLOMATICUS (not verified) on

TE DY DIPLOMATET E CITUAR DUKET QE E PERKRAHIN HAPUR FUTJEN E ALEANCES KUQEZI NE GAREN POLITIKE SHQIPTARE, POR ME KUSHTIN QE TE MOS BEHET FAKTOR DESTABILIZUES NE RAJONIN PERRETH SHQIPERISE.

Submitted by DIPLOMATICUS (not verified) on

DUKET QARTE SE TE DY DIPLOMATET E CITUAR E PERKRAHIN FUTJEN E ALEANCES KUQEZI NE GAREN POLITIKE SHQIPTARE, ME KUSHTIN QE TE MOS BEHET FAKTOR DESTABILIZUES NE RAJONIN RRETH SHQIPERISE.

Submitted by Anonimi (not verified) on

Bashkimi nuk eshte destabilizim i rajonit, se rajoni eshte esencialisht i destabilizuar, perkundrazi eshte e vetmja menyre qe te stabilizohet rajoni, meqe Serbia do harroje Kosoven.

A po qe se amerikane e europiane duan te mbajne ushtrite perjetesisht ne Kosove eshte muhabet tjeter, po eshte absurde te thuash se nje rajon ku rrine trupa nderkombetare eshte i stabilizuar, do te thote se je ende ne kopesht e s'ke filluan ende abetaren e stabilitetit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.