Ish-gjenerali i Gërdecit “merr arratinë” në SHBA

Postuar në 10 Shkurt, 2012 04:23

“Luan Hoxha është në Kosovë; fola në telefon me të, dhe është në Prishtinë për të dhënë disa leksione”, thotë avokati që e mbron ish-shefin e shtabit të ushtrisë në gjyqin mbi Gërdecin. Por sipas Mapo-s (dhe Mapo duhet të jetë e mirinformuar; Luan Hoxha ka qenë pedagog në Universitetin Europian), avokati Brahim Lahi nuk thotë të vërtetën. “Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, i cili rrezikon një dënim me 8 vite burg për tragjedinë e 15 marsit 2008 është larguar në mes të janarit, bashkë me të shoqen, në drejtim të Amerikës”, thuhet nga raporteri i Mapo-s, që citon burime pa emër të prokurorisë . Është larguar “për  arsye ende të paqarta” thuhet, por arsyet nuk duken se janë dhe aq të paqarta, ndërkohë që në të njëjtën fjali flitet për rrezikun e dënimit me tetë vjet burg.

Të njëjtin informacion e kish dhënë dhe e përditshmja Panorama. Madje, kjo e fundit e kish veçuar si lajm kryesor qysh në faqe të parë. Por ngjarja mbetet për t’u ndriçuar, megjithatë. Ka ikur për fare? Ikja e tij është e sponsorizuar nga ambasada amerikane? E nëse po, për ç’qëllim do duhej të sponsorizohej? Është e mundur t’i shpëtojë gjykimit?

P.S. Luan Hoxha ka për t’u mbajtur mend, më shumë se sa si ish-gjeneral, si njeriu që përgënjeshtroi publikisht në panik e sipër një bisedë që kish bërë në ambasadën amerikane, në të cilin kish thënë në mirëbesim se “e kish kërcënuar në telefon djali i Sali Berishës”. Do të mbahet mend edhe për një fotografi, ku ai nderon me dorën e djathtë në tëmth në stilin e marinsave metikolozë (është fotoja që shoqëron këtë shënim).

Re.Pu.

Comments

Submitted by koz (not verified) on

Nje maskara me pak ne Shqiperi.

Por nga ana tjeter kjo puna e maskarenjve ne vendin ame eshte bere si puna e komunistave/heronjve qe kur nje bie(largohet) me qindra ngrihen (jane gati ti zene vendin ketij horri me akoma me zell, ligesi dhe perulesi). Homo Albanicus!!!!!

Le te shpresojme nga ana tjeter qe amerikanet ta bejne kete BURRACAK qe te tregoje ca te verteta per familjen e Bishes dhe sorollopin e tij.

Submitted by Naimi-UK (not verified) on

Ky do e pesonte si Ndrea Panda(foto nga lexuesit). Por ja niu suma e iku. Lepiu ca kishte peshty per cunin e gerdalles. Do e zberthejne mire atje se nuk ta japin kot lejen me hy ata. E fitoi azilin ky me duket.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sa per ta sqaruar kete, ushtria ka nje gje, qe te gjithe i binden dikujt tjeter. Ushtare qe bejne ne koke te vet ka vetem neper filma. Ndersa per ikjen e ketij, ka mundesi qe ka ikur per fare, sepse kendej mund ta cojne per gjah ndonje dite (ose burg disa vite).

Submitted by arvanites (not verified) on

Ka vetem dy mundesi qe sot te jesh mbeshtetes i Sali Berishes. 1. Ke interesa ekonomike te lidhura me pushtetin. (qofte edhe nje vend i thjeshte pune). 2. Je komplet budall.

Deri me sot un kam takuar vetem njerez nga kategoria e pare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.