Thaçi Cooper-it: Të heqim fjalën Republikë? As që bëhet fjalë.

Postuar në 02 Shkurt, 2012 03:49

Robert Cooper, një diplomat britanik që punon për llogari të BE-së, është caktuar nga kjo e fundit (BE) të bëjë ndërmjetësin në bisedimet mes Kosovës e Serbisë. Duke tentuar të pajtojë kërkesat e diplomacisë serbe me dëshirën për ta bërë Kosovën pjesë të forumeve e të nismave rajonale të bashkëpunimit, Cooper u ka sugjeruar autoriteteve të Prishtinës që në takime shumëpalëshe në rajon të prezantohen si “Kosovë” dhe jo si “Republika e Kosovës”. Bën vaki vaki që Cooper-i ta ketë parë si një tekë a vickël këtë pretendim serb (afërmendsh, që kjo është një ide e palës serbe), por nga ana tjetër atij i intereson integrimi rajonal i Kosovës, dhe me këtë synim e ka hedhur si sugjerim.

Dhe përgjigja e Hashim Thaçit ka qenë, sipas shumë gjasave, ajo që vetë Cooper ka pritur: Është gjë që s’bëhet, zotëri!

Re.Pu.

Comments

Submitted by Alban (not verified) on

Thaci, per shume nga ceshtjet ka thene: "Është gjë që s’bëhet, zotëri"!

por ne fund gjithmone i zbaton urdherat e nderkombetareve: Shpresoj qe kete rradhe Taci te thote: Eshte gje qe s'behet zoti Thaci!

Submitted by Alban (not verified) on

Shpresoj qe kete rradhe Thaci te thote: Eshte gje qe s'behet zoti Thaci!

falje per gabimin

Submitted by Anonim (not verified) on

E ke gabim, se Thaci e pranoj nje here.

Po pastaj e ndroj mendjen mbas presionit publik.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.