Libra historie të kundërt në Kosovë

Postuar në 12 Gusht, 2011 04:49

Misioni i arsimimit ndërkulturor të OSBE-së në Kosovë kërkon që minoritetet dhe shumicat të mësojnë për kulturën e njëri-tjetrit, historinë përkatëse, si dhe vlerën e tolerancës dhe pluralizmit. Gazetarja kosovare Linda Karadaku e "Southeast European Times" ka intervistuar disa nxënës kosovarë të kombësive dhe prejardhjeve etnike të ndryshme, për të zbuluar se sa i afrohet situata standardeve të OSBE-së.

Genta, një shqiptare 15-vjeçare, e cila ndjek shkollën 8-vjeçare Iliria në Prishtinë thotë se ajo ka studiuar historinë e Kosovës deri në shpalljen e pavarësisë, megjithatë diçka mungon në programin e saj mësimor. "Ne nuk kemi mësuar për grupet e tjera etnike. Mësuesi na ka thënë se Kosova ka minoritete dhe ka shpjeguar se si ato kanë ardhur dhe janë vendosur në Kosovë, sllavët dhe turqit," tha Genta. Ajo nuk ka kontakt me fëmijët e grupeve të tjera etnike në Kosovë. "Kam takuar serbë në Brezovicë. Ata më thanë se Kosova është Serbi, ne u thamë se Kosova është e pavarur," thotë ajo, duke shtuar se gjithçka që di është se serbët "na përzunë nga shtëpitë dhe ne u kthyem".

Librat e historisë në gjuhën shqipe në Kosovë fokusohen në protagonistët kryesorë të historisë shqiptare, ndërsa tekstet në serbisht e paraqesin Kosovën si "djepin e popullit serb".  Kështu, Davidi, një serb i moshës së Gentës, i cili frekuenton shkollën e mesme ekonomike në Mitrovicë thotë: "Tregoj interes kur mësuesi flet mbi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë. Ai gjithmonë thotë se ne kemi ndihmuar njëri-tjetrin gjatë Luftërave Ballkanike dhe luftërave botërore. Ajo që po ndodh tani në Kosovë nuk është shumë e qartë për ne. Ne nuk mësojmë shqip në shkollë, gjë që besoj se është e gabuar. Mësuesi i gjuhës serbe na ka thënë se serbët që jetojnë në kufirin me Rumaninë, mësojnë rumanishten si gjuhë të dytë; ata që janë pranë kufirit me Bullgarinë, mësojnë bullgarisht." Ai shton se mësuesi u thotë nxënësve se "Kosova është Serbi," dhe thotë Davidi, "Unë besoj se ashtu është."

E.Z.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini... (not verified) on

<p>Thote Davidi djaloçi serb: Ne nuk mësojmë shqip në shkollë, gjë që besoj se është e gabuar. Mësuesi i gjuhës serbe na ka thënë se serbët që jetojnë në kufirin me Rumaninë, mësojnë rumanishten si gjuhë të dytë; ata që janë pranë kufirit me Bullgarinë, mësojnë bullgarisht.&quot;</p><p>Pse qeveria e Kosoves nuk e ban te njajten gja me pakicat serbe kur per pakicat turke mbeshteten nga Turqia?!? Pse mos te mbjellet fara e mire, por fare e keqe?!?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.