Ateisti i përmendur nga Rama është ..... Much Nano

Postuar në 14 Korrik, 2015 16:16

Kryeministri Rama shtroi mbrëmjen e së martës një Iftar me rastin e muajit të Ramazanit në Kryeministri, ku morën pjesë përfaqësues të besimeve fetare si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, artistë dhe gazetarë. Në fjalën e tij Rama tha se tryeza e iftarit është një tryezë ku mund të mblidhen së bashku njerëz të besimeve të ndryshme fetare, por edhe ata që nuk besojnë. “Më bëri përshtypje refuzimi i ftesës nga një njeri i ditur i cili me mirësjellje i tha protokollit të kryeministrisë se ishte ateist dhe si i tillë nuk mund të ulej në një sofër si kjo e kësaj mbrëmje, absolutisht asnjë arsye për tu ndjerë të lënduar me refuzimin e mikut në fjalë, po sigurisht, një mundësi për të reflektuar nëse ka apo nuk ka vend për ateistët në sofrën e iftarit”, u shpreh Rama. Kreu i qeverisë theksoi se, “kjo pjesëmarrje është një mundësi e veçantë për të përjetuar dhe krijuar një hapësirë bashkëjetese. Kjo është një atmosferë e posaçme që krijohet në një hapësirë si kjo”. Burime nga brenda të ftuarve të Ramës konfirmuan për Respublica identitetin e ateistit të Ramës. Bëhet fjalë për analistin dhe gazetarin e njohur Much Nano, njëherazi dhe themelues i Respublica. Respublica provoi të kontaktonte me Much Nanon për të konfirmuar këtë version mbrëmjen e së martës por nuk arriti dot...Kohët e fundit Much Nano ka qenë goxha aktiv ne temat fetare. Mund të kujtojmë që vitin e kaluar ai botoi librin Pax Albania ku trajtohej tema e harmonisë fetare në Shqipëri si dhe kohët e fundit ka realizuar edhe një show në të cilin ka ligjëruar mbi temat fetare me një fokus të veçantë mbi ateizmin.

Comments

Submitted by shqiptar (not verified) on

mucho much!

Submitted by Iftar Politik (not verified) on

Ne nje degjim te lehte, fjala e Rames mund te pershendetet. Elokuence, thellesi e duhur per nje predikate qellimtille, e ngrohte dhe efektive.
Gjithnje perderisa flasim per Iftar Politikani ne pushtet!
Po kaq te drejte ka Nano per te mos u bere pjese e nje sajese qe i hynte ne pune Rames por jo Mucit.
Rama do duhej te mos e bente publik "ateistin", perderisa urtesoi tek Vetja katolikun qd
e shtroi Iftar Laik!

Submitted by en (not verified) on

I ftoi Rama edhe gazetaret kritike ndaj tij , meqenese darka ishte nje mundesi bashkejetese e reflektimi? Pergjigja eshte JO.

Submitted by Tr (not verified) on

<p>M.Nano kritik ndaj Rames? &nbsp;Kur e ke lexuar i/e uruar? :)</p>

Submitted by en (not verified) on

Po ti o i/e uruar ku e lexove qe une kam thene se M.Nano eshte kritik ndaj Rames? Pa lecite edhe njehere se ndoshta e kupton cfare kam thene:))

Submitted by Neveritur (not verified) on

<p>Nëse do të më duhej të zgjidhja nga moria e gjërave të shëmtuara, të pështira, të neveritshme, të padurueshme që sundojnë dhunshëm jetën e shqiptarëve, të paktën këto vitet e fundit, do të zgjidhja Gostitë Hipokrite të politikanëve dhe urimet e <b>ndhjera&nbsp;</b>me rastin e ngjarjeve fetare. Teksa tubojnë ca krerë mall-auditori tejplot me anonimë dhe ku shumë s&#39;kanë as lidhjen më të largët me shfaqjen, të cilët nuk harrojnë t&#39;i qerasin edhe me ca fjalime bajate, &nbsp;ku paturpësisht pluskon urrejtja që në fakt ndjejnë për rastin që kremtojnë dhe detyrimin e pështirë të qokës hipokrite, përfshirë mungesën e pacipë të respektit për besimin e tjetrit, më krijojnë bindjen se asgjë nuk ka ndryshuar që prej 1967-ës, thjesht në vend të kazmës, burgjeve e internimit të menjëhershëm, këta të helmojnë nga pak çdo vit me Iftarë hipokritë...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.