Misteri i tensionimit të papritur të situatës në Lazarat. Grup i frymëzuar nga ISIS apo i përdorur në funksion të politikës dhe zgjedhjeve? (Video)

Postuar në 25 Qershor, 2015 03:13

Ngjarja më e fundit në Lazrat ku mbeti i vrarë një efektiv i forcave Renea ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me tensionimin e papritur të situatës në fshatin Lazarat. Vetë ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri në një prononcim nga Gjirokastra e quajti një akt terrorist, por pa specifikuar nëse aktiviteti i grupit të armatosur që qëlloi mbi policinë lidhet me ekstremizmin fetar dhe infiltrimin e elementëve terroristë.

Dëshmia e Xhuliano Matos, 17 vjeçarit të kapur me një arsenal municionalsh dhe një automjet të bardhë që dyshohet se u përdor për të futur në kuth policinë raportohet të ketë thënë se grupi I zjarrit është i pajisur me armë të sofistikuara dhe snajpera, ndërsa në profilin e tij në facebook ka mesazhe dhe fotografi me përmbajtje fetare.

Ekstremizmi fetar i frymëzuar nga ISIS është një nga pistat jo për t’u injoruar, por që në këtë rast mund të hidhet për të devijuar hetimin nga qëllimi i vërtetë i sulmit mbi policinë dhe organizatorët. Policia nuk e ka mbështetur pistën e elementëve terroristë dhe shpalli një listë të përhershme me disa persona, një pjesë e të cilëve ishin në kërkim që prej një viti, ndërsa njëri nga të dyshuarit e policisë rezultonte në burg.

Nga sa duket edhe vetë policia u gjet e papërgatitur dhe nëse do të kishte informacion për grupe terroriste jo vetëm do ishte deklaruar për këtë kërcënim që lidhet me sigurinë kombëtare, por edhe do kishte operuar ndryshe në terren. Në emisionin “Opinion” në Tv Klan u diskutuan të dyja pistat.

Gazetari i ABC News, Ferdinand Dervishi mbështeti idenë se ngjarja e Lazratit ka lidhje me zgjedhjet dhe se grupi i të rinjve është përdorur nga elementë që kanë lidhje me politikën. Një pyetje që mund të shtrohet dhe që lidhet me Lazratin është se kujt grupimi politik i intereson zhvendosja e vëmendjes nga rezultati i zgjedhjeve të 21 Qershorit?

Ndaj grupit të forcave Renea në Lazarat u qëllua me batare plumbash dhe jo me një snajper siç u tha fillimisht. Në vendngjarje janë gjetur rreth 100 gëzhoja plumbash që do të analizohen nga ekspertët e porokurorisë për të mësuar se ku fle misteri i tensionimit të papritur të situatës në Lazarat.

l.m

IMG_2167 by trelosjermatis

Comments

Submitted by ps ta harroj ppsh (not verified) on

Per te marre pergjigjen, duhet thene: kush i tba genjeshtrat e djeshme, qe sot pergenjeshtrohen?
C'duhen autoblindat kunder votuesve Kunder?
Per t'i vrare? Per ti trembur lazaratasit, apo tere sbqiptaret?
Perse nuk u godit nga Policia ne flagrance? Pse nuk u rrethu zona e armatosur dhe kush i formulon keto lista te pasakta te dyzhuarish qe skane qene fare ne ngjarje? Njellon sic thireshin tek I Plotefuqishmi tere ata qe skishin triska Fronti?!

Submitted by qytetar (not verified) on

Po te kesh nje llogjike fare minimale do kuptoje qe autoblindat nuk shkojne per 5 votuesit e Lazaratit ku ne 70%-in e majte ne Gjirokaster si bejne pune as dreqit...Por per horrat e Lazos qe me naten e 22-23 qershorit terrorizuan gjithe Gjirokastren duke qelluar me mitroloz 12.7mm!  Ashtu sic listat policia nuk i ben asnjehere te pasakta,pasi listat qe shperndan ne media nuk jane te verteta,por diversion i policise per tu dhene idene atyre qe jane vertet ne liste qe nuk jane te dyshuar qe mos te fshihen neper vrima por te leviznin lirisht derisa te kapen.

Pa harruar te shpreh neverine qe ndjej ndaj militanteve idiote si puna jote,qe cdo gje e lidhin me politiken,sidomos ne kete rast ku mbrohet nje fshat horrash qe duhet shfarosur nga harta.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ti or zoteri, qytetar edhe mund te jesh, dmth ne kuptimin qe ke lindur ne qytet, por nga menyra se si shkruan nuk dukesh edhe fort i qyteteruar. Ti e quan ate robin qe komenton me siper "militant idiot". Mua me duket se militant je ti, idiot apo jo kjo edhe mund te haje debat.

Qysh se e cileson nje fshat te Republikes si "fshat horrash", i cili sipas botkuptimit tend na u dashka shfarosur nga harta, na kujton disa histori me fshatra te shfarosur prej verteti ketu ne atdhe. Borova, psh, e di ti kush e shfarrosi kete fshat nga harta? Duke thene se i gjithe Lazarati na qenka fshat horrash dhe duhet shfarosur, ti demonstron qe je nga mbetjet me te qelbura ekstremiste te cilitdo krah, shkurt jo militant idiot, por safi idiot, qe per te te bere pak qejfin po te themi edhe militant.

Submitted by Gjon- (not verified) on

qytetar,

Meqe ra fjale per militante idiote te politizuar, kot te te pyes, edhe me Kostandin Xhuvanin bene gje diversion?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.