Abstenimi, tregues rënieje për aleancën Rama-Meta

Lajmi i parë që na vjen nga votimet e së dielës është përqindja më e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje krahasuar me vitin 2013. Shifrat paraprake flasin për një diferencë prej 6-7 përqind ose rreth 200 mijë votues më pak se dy vjet më parë. Nëse kjo shifër konfirmohet abstenimi fiton një vlerë që duhet përllogatitur më së shumti nga mazhoranca, e cila ka dhe pjesën më të madhe të kësaj firoje nisur nga raporti i besimit që kjo e fundit fitoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 përballë koalicionit të djathtë. Nëse kjo masë zgjedhore do të valorizohej në favor të opozitës, atëherë peshorja e rezultatit do të vinte në diskutim avantazhin e fituar nga e majta në zgjedhjet e kaluara. Ajo që mund të quhet fasha gri e elektoratit dhe që nuk është e lidhur drejtëpërdrejtë me interesat e politikës dhe militantizmit partiak ka refuzuar Aleancën për Shqipërinë Europiane dhe nuk ka dhënë pëlqimin as për opozitën e vendit. Në këtë abstenim domethenës, janë dy shifra që e bëjnë edhe më të rëndësishëm refuzimin ndaj politikës që drejton vendin: përqindja e votuesve në Vlorë, ku deputet i zonës është kryeministri i vendit dhe pjesëmarrja e ulët e votuesve në Korçë nga ku vjen zv/kryeministri ose numri dy i qeverisë Niko Peleshi. Vlora ka përqindjen më të ulët në historikun e zgjedhjeve me një shifër që nuk i kalon 37 për qind në rang qarku, ndërsa në Korçë pjesëmarrja në zgjedhjet vendore është 21 për qind për qytetin. Dy zona këto ku vëmendja e qeverisë ka qenë maksimale dhe ku kanë marrë jetë projekte urbane që mazhoranca i ka si shembull të transformimit të Shqipërisë Europiane, si projekti i Lungomares dhe sheshi me kullën e Korçës. Por duket se dhuratat e kryeministrit për këto dy qytete nuk kanë mjaftuar për t'i dhënë një votë aforfe qeverisë së zotit Rama. Kryeministri ka thënë shpesh se ata që nuk votojnë nuk kanë të drejtë të ankohen për qeverinë dhe qeverisjen. Por nuk mund të jetë zoti Rama që mund përjashtojë të drejtën e qytetarëve për ta refuzuar atë me votë. Si kryeministër apo kryetar i Partisë Socialiste Edi Rama mund të legjitimojë ndryshimin e statutit të partisë apo zëvendësojë bashkëpunëtorët e tij, por nuk komandon dot abstenimin ndaj aftësive dhe talentit të tij politik.
l.mitro

Comments
Po c'jane keto
<p> Po c'jane keto dogma leniniste" Po nuk votove , nuk ke te drejte te ankohesh".Kam te drejte qe c'ke me te. Per shembull, une jam nje invalid qe ti si qeveri me ke hequr ose me ke shkurtuar racionin e bukes dhe une mezi e mbaj frymen gjalle. Tani, ti pret qe une me karrocen time te invalidit, te vij dhe te kendoj kenge me cifteli apo te kercej Napoleonin, meqe kryemistri e ka qejf ate valle? Jooooo, gje qe nuk behet kjo. Une nuk vij te votoj dhe pike. Dhe kam te drejte te ankohem per nje fakt konkret, me ke shkurtuar racionin e bukes ne tryeze. Kurse sa i takon votimit, ti pastaj vrite mendjen vete pse nuk erdha une te votoj se je njeri me shkolle sikurse thua zotrote. Megjithse, me c'me ka treguar nipi im qe eshte i lecitur, ajo shkolla qe ka bere kryeministri,tani ne kete Shqiperine e sotme, nuk vlen asnje dyshke. Atehere kur ai e ka bere ate shkolle, epo edhe mund te bojatiste ndonje pllakate te Ndermarrjes Komunale ku punetori ishte i lumtur, megjithse hante bar... Tani nuk ka as bar, me perjashtim te livadhit pas kryeministrise. </p><p> Prit, prit edhe pak, kur t'ia mesyjne njerezia barit te Kryeministria...</p><p> </p>
Vlora ka patur vemendjen e
<p>Vlora ka patur vemendjen e qeverise??Ke shkuar ne Vlore keto dy vitet e fundit?Veç asaj reres perzjere me dhe hedhur buze detit as edhe nje lopate pune nuk eshte bere.Lidhja e autorruges Levan-Vlore nuk eshte per vlonjatet por per turistet qe kalojne andej.</p>
Ta merr mendja qe ke te
Ta merr mendja qe ke te drejten te mos votosh, dhe te protestosh pwr kryeministrin apo qeverine, madje ne Amerike, qytetarit i lejohet arma, kunder nje qverie te tij qe vepron kunder interesave te tij...
RamA leshoi plote gjepura ne fushate, dhe do bente mire te thoshte faleminderit, nese shqiptaret do bejne sikur tja harrojne ato...
Oj, jo po duhet te votojme 100 %, si ne kohen e Dajkos!
Add new comment