Restaurimi i monumenteve(objekteve të kultit) nuk po nis për herë të parë pas 2013-ës, siç thotë jo rrallë ministrja e Kulturës. Ai zë fill që më 1965-ën

Postuar në 15 Qershor, 2015 11:51

“Kisha e Kuqe e Karavastasë nuk e ka parë deri me sot dorën e as syrin e restauratorëve. Perëndia dhe banorët kanë bërë sa kanë mundur...”. Ky është një nga statuset e shumta që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro poston në profilin e saj në “Facebook”. Rrjetet sociale janë një mënyrë për promovimin e punës dhe nismave të ndryshme dhe këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Problemi nis qëkurse, hapur dhe me kurajo fejsbukisti, poston statuse dhe promovon nisma që i shet sikur ndodhin për herë të parë, ndërkohë që shumëkush është gjallë dhe mund të mbajë mend të kundërtën. Të mbajë mend punën që ka bërë vetë. Në rastin e ministres vihet re edhe “uniteti” stilistik, ose terminologjik në stigmatizimin e opozitarëve “llapaqenë”, unitet që burimisht ushqehet te gurra akuzatore e kryeministrit. “MOS pra, MOS! Ja ku eshte dhe Kepi i Rodonit, nje mrekulli e natyres dhe e kultures shqiptare! Por qe lloji njerezor e mbuloi me plehra, keqtrajtim e indiference! Skuadra e palodhur e Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës, e pastroi, e sistemoi, e gatiti per vizitoret! Dhe tani MOS!!! MOS beni gabim ta keqtrajtoni, ta perdhosni!! Se nuk mbrohen monumentet dhe natyra vetem me llafe fejsbuku si gjeli maje plehut! Pastrimi e sterpastrimi na kushton te gjitheve, u kushton te gjithe taksapaguesve. U lumte dora punonjesve te Ministria e Kulturës”, thuhet në statusin tjetër, i marrë nga Drejtoria e Durrësit për të përfunduar me zakonin e ri të mallkimit: "Iu thafte' dora kujt e ndot serish”. Të flasim me dorë në zemër: e besojmë që ministrja e ka seriozisht kur flet për monumentet dhe rëndësiënë e tyre, por ja që historia nuk fillon me të, as me Rilindjen. Kur themi se “Kisha e Kuqe e Karavastasë nuk e ka parë deri me sot dorën e as syrin e restauratorëve…”, kërkohet një sens përgjegjësie. Për të sqaruar këtë çështje, “ResPublica” pyeti specialistin e fushës, z. Valter Shtylla, i cili ka një përvojë të gjatë në fushën e restaurimeve. Nga sa sqaron z. Shtylla, rezulton disi ndryshe: në objektet e kultit, të shpallura monument kulture është ndërhyrë në vijimësi. “Insitituti është krijuar që në vitin 1965 dhe patjetër që është ndërhyrë herë pas here. Janë rreth diku më shumë seaa 175 objekte kulti të shpallura momumente kulture, në të cilat ka patur ndërhyrje të shpeshta. Edhe në kishën e Karavastasë, ajo nuk quhet Kisha e Kuqe, aty një kishë ka, apo edhe në kisha të tjera në zonën e Myzeqesë, si ajo e Libofshës apo e Ardenicës etj., vazhdimisht është ndërhyrë. Madje përpara vitit ’90 ka patur edhe brigada të ruajtjes. Sigurisht në vitin 1967 kur në Shqipëri u ndalua feja, pati dëmtime serioze në disa objekte, por në ato të shpallura monumente, si kisha, xhami apo teqe siç thashë është ndërhyrë. Nuk mund të thuhet se po ndërhyhet sot. Madje në kishën e Karavstasë është ndërhyrë edhe vonë, para 4-5 vjetësh mos gaboj”, tha Shtylla. I pyetur rreth diskutimeve që kanë lindur për restaurimin e Hamamit të Krujës, z. Shtylla tha se “nuk mund të flas pa e parë”. Duke besuar te informacionet që na përcjell specialisti në fjalë, rezulton se puna restauratore zë fill herët në Shqipëri. Dhe kjo punë nuk pse të mohohet apo hidhet poshtë në emër të ndryshimit që kërkohet të vihet me patjetër në dukje mes qeverisë aktuale dhe asaj që iku, e cila po përkufizohet si një e keqe absolute për vendin. E njëjta mendësi dominuese shfaqet edhe te kryeministri, zanafillori i kësaj lloj propagande, i cili para dy ditësh postonte një video klip 200 sekonda, ku prezantonte Gjirokastrën e Rilindur. Dhe rilindja e Gjirokastrës ishte rehabilitimi i kalldrëmit. Pa mohuar punën e bërë, por nuk mund të promovosh në këtë mënyrë një punë e cila është kryer edhe më herët në Gjirokastër. Mbajmë mend të gjithë se gurëpunuesit edhe Enver Hoxha i përmendte, por në një libër jopropagandisitik si “Vitet e vegjëlisë”(ose rinisë). Nuk ka nevojë për këtë ngjyrosje, përderisa nga ana tjetër na përplaset para syve “entuziazmi i jashtëzakonshëm” që mbush sheshet e qyteteve të Shqipërisë sa herë aty është kryeministri. Ndoshta Shqipëria ka më shumë nevojë të mësohet me “vizatimin teknik” që kërkon të plotësosh pamjet e padukshme. Kjo do ishte ndihmë e madhe për të kapërcyer fazën e “inkastrimit” të shqisave dhe perceptimit në kuadrin e pamjeve televizive.
s.z

Comments

Submitted by tomorr (not verified) on

Ah moj Mirelke. Kaq shume je trullosur nga pluhurat e bardhe qe qarkullojne ne ajer, sa te prodhosh maskarada e te shesesh per restaurim me halera te demo-realizmit nje hamam te shek XV? Po si moj e ngrate arrin te aktrosh para kameras per shkaterrimin e nje vlere vetem per te mos i prishur qejfin shefit tend te gjate si shkop flamuri? (meqe shkopinjte na i mban cdo minute ne goje kryeministri). Po ti nuk je kaq pa kulture moj Mirelke sa te mos e dish qe megjithe "shkopin", je bashkepunetore ne nje krim.

Cfare zhgenjmi...

Submitted by keno kotorri (not verified) on

Punimet per mbrojtjen dhe konservimin e monumenteve fillojne qe ne vitin 1948 me krijimin prane Institutit te Shkencave te berthames se pare  per keto punime. E keshtu me radhe deri ne krijimin e IMK ne 1965

Submitted by Tom Doda (not verified) on

mIRELA ESHTE NJE USHTARE E BINDUR E EDIT PRANDAJ MOS PRISNI DEKLARATA TE TJERA VEC GAFAVE QE PO BEN VASHDIMISHT.sIPAS EDIT BOTA DERI TANI SKA EKZISTUAR DERI SA LINDI YLLI I MATH I GJITHESISE QE ME NDRICIMIN E TIJ JA KALOI EDHE EVER HITLERIT TE SHQIPERISE QE E BERI SHQIPERINE YLL NDRICUES NE GJITHE BOTEN.kESHTU E DHE OPER mIRELEN QE KUR AJO U VU NE KRYE TE MINISTRISE QE VETEM KULTURE NUK BEN, TANI DO FILLOJNE RESTAURIMET, PERMIRESIMET , PACKA SE KALUAN DY VJET DHE SKEMI PARE GJE SE NATYRISHT DUHEN CA MUAJ TE NGROHET VENDI TE RREGULLOHEN KOLLTUQET ETJ.

mIR U PAFSHIM MOJ mIRELKE SE Na shkrive si gjithmone keto muaj.Na kujto her pas here qe te qeshim nga pak, apo duhet te qajme me mjerimine kultures qe emeton ti moj ministre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.