Skandali/Porositë dashamirëse të Qazimit të Elbasanit për gazetarët: "Çuna mos bëni pyetje të sikletshme, do mbeteni pa punë!"

Postuar në 16 Qershor, 2015 10:35

Televizioni ABC News bëri publik sot një material filmik, ku kryetari dhe njëkohësisht kandidat për bashkinë e Elbasanit, Qazim Sejdini, kërcënon hapur gazetarët e një televizioni lokal. Sejdini u kërkoi të pranishmëve të fikin kamerat për t’u dhënë ca porosi, dhe fare hapur u kërkon gazetarëve të jenë të kujdesshëm kur ta intervistojnë atë, pasi interesat e pronarit të tyre janë të lidhura me të si kryebashkiak. "Ju harroni që jeni në punë, dhe me gojën e kamerën tuaj i prishni interesat pronarit. Ju nuk mund të dilni kundër pronarit tuaj, pronari është i lidhur me pushtetin pazgjidhmërisht dhe nuk ka ku ta luajë topin. Kështu që e doni s’e doni atë që keni përballë, jeni detyruar të ndiqni interesat e pronarit", u thotë Sejdini gazetarëve me njerëzillëk dhe qetësi, duke u sjellë si shembull rastin e një kolegu të tyre, që nuk kishte vepruar sipas kësaj porosie dhe tashmë ishte i papunë. “E paralajmërova, mos! Tani mbeti pa punë”, thotë Sejdini.

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

Eshte nje skandal dhe pike. Nuk kemi te bejme me padashje, po kemi te bejme me nje berthame; me embrion qe pjell qelb e qelbesir te tille ideologjie dhe shemb cdo lloj kufiri etiko-moral. Ose me sakte; nuk shemb po kthehet ne indetitet, ne ideologji e filozofi komuniste, ne diktat e dhune, ne standarte etike te kuqe ku dominon frika e shantazhi. Neni 1 i kushtetutes eshte mos cenimi i dinjitetit njerzor. Ky njeri ka shkelur kushtetuten duke cenuar dinjitetin njerzor dhe kjo eshte veper penale.

Submitted by Anonim1 (not verified) on

Mos sa pershtypje te paska bere mo Zab,Elbasani me Sejdinin ka pa zhvillime e ndryshime cilesore duke patur 7 vite qeverine kunder,eshte koha te RIZGJIDHET per ti dhene me shume qytetit e fshatrave ne 4 vjecarin e ardhshem!Qazim Sejdini nje Elbasanas per Elbasanin!Fitore e padiskutueshme me diference!

Submitted by tekniku (not verified) on

Është pak e vështirë që ta kuptojmë vijën e hollë të kuqe, që ndan pjesën e kompromisit në dukje të padëmshëm, me hapjen e gropës ku biem vetë brenda. Mosdënimi i shkeljeve të dukshme (që nuk mbulohen dot) ka pasoja që nuk janë dhe aq të papërfillshme për besimin në shoqëri.

Submitted by Nga Shqipëria d... (not verified) on

Kot e keni se lala ka aq para dhe mbështetje nga të fortë në qytet saqë e ka të fituar mandatin e 3-të,nuk po na tregoni ndonjë gjë të re me këtë video se e di i gjithë qyteti se çfarë lloj fytyre dhe niveli është Qazja...Tani prit kur ti bëjë ndonjë vizitë surprizë Koli dhëndërri i kryebashkjakut për disa sqarime të vogla gazetarit apo kameramanit që e ka dekonspiruar intervistën nga pas kuintave...Good luck .

Submitted by Foli Blushi per... (not verified) on

Po Beni,

Ben Blushi, a foli per Sejdinin?

Nese ka nje prove zhgenjimi, per ben Blushin, do duhej te ishte ky rast.

Nese Beni hesht per dhunen e Sejdinit, meriton ate te Rames...

Dhe, kjo s'ka te bej as me socialiste, as me demokrate dhe as me zgjedhje...

Eshte ne mes ajo qe quhet vrasje ne veze e vezes se kuqe qe deri dje dukej blu...

Submitted by Albi_I (not verified) on

Gazetat thane para nje muaji qe kishte bo sherr dhe me Ramen pikerisht se po kandidonte perseri Sejdini, kishte kerkuar te viheshin limite prej dy mandatesh ...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.